Truri i njeriut është i ngjajshëm me memorien kompjuterike

Të mbajturit mend mund ta ushtroni me anë të trukeve të përshtatshme, që do të ju ndihmojnë të mbani mend nocionet dhe fjalët. Për shembull ...

Mënyra se si truri i njeriut i kujton gjërat, në një farë mënyre mund të krahasohet me memorien e kompjuterit. Të dyja sistemet e kujtesës mund të marrin, të ofrojnë dhe të ruajnë informacione, dhe natyrisht në të gjitha këto procese mund të shkaktohet konfuzion dhe gabim në riprodhimin e të dhënave. Nëse në gjithë këtë përfshihet lodhja, ushqimi i varfër, pagjumësia, stresi dhe ngarkesa nga obligimet, mund të shtohet edhe më shumë konfuzioni.

Të gjithëve na ka ndodhur që të harrojmë diçka, por a e dini kur kjo mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje?

Pavarësisht moshës, të gjithëve thuajse gjithmonë na ka ndodhur që të harrojmë diçka, ta heqim krejtësisht nga mendja dhe ta kujtojmë pas disa orëve ose ditëve. Duke pasur parasysh ritmin e jetës harresa nuk është ndonjë simptomë e rrezikshme, derisa nuk fillon të përsëritet dhe nuk thellohet. Angazhimet e shumta dhe stresi ndikojnë që ne të harrojmë imtësirat, si për shembull, ku i kemi lënë çelësat ose nëse kemi ngrënë…

Truke për të ushtruar të mbajturit mend dhe kujtesën

Të mbajturit mend mund ta ushtroni me anë të trukeve të përshtatshme, që do të ju ndihmojnë të mbani mend nocionet dhe fjalët. Për shembull, mbani një bllok shënimesh me detyrimet tuaja, emrat, numrat e telefonit, rregullisht shikoni fotogarfitë e vjetra ose inçizime dhe në këtë mënyrë ushtroni kujtesën afatgjate. Përsëritni disa herë çdo informacion të ri që merrni, lidheni me ndonjë përmbajtje praktike ose emocion ose ndonjë foto në kokë. Trurin mund ta mbani në gjendje të mirë duke lexuar, duke mësuar, duke ngrënë më shumë por në sasi më të vogla, duke fjetur për të paktën 4 orë, duke futur fruta të thata në menynë tuaj, drithëra integrale, peshk të paktën dy herë në javë ose duke përdorur çdo ditë preparate me acide yndyrore omega-3.