Ushqimi më i mirë për pankreasin, por i shkëlqyeshëm edhe për mëlçinë

Nëse ndonjë frut është i njohur dhe i lënë pas dore, ajo është dardha. Por ajo është artikulli më i mirë ushqimor për pankreasin, shëndetin e të cilit shpesh e harrojmë. Pankreasi i mbingarkuar më së miri qetësohet me dardhë, ndërsa ky frut është i shkëlqyeshëm edhe për mëlçinë, pasiqë stimulon procesin e pastrimit dhe mund të parandalojë cirrozën.

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë, rezultatet e të cilëve janë botuar në revistën Nutrition and Food Science, zbuloj se vetëm një dardhë në ditë është e nevojshme për të ulur rrezikun e shfaqjes së mbipeshes deri në 35%.

Sondazhi përfshiu 24.800 persona mbi moshën 19 vjeçare. Shkencëtarët kanë studiuar stilin e tyre të përgjithshëm të jetesës, përfshirë stërvitjen dhe zakonet e të ushqyerit, për nëntë vjet.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që hanin çdo ditë dardha, kishin rrezik më të ulët të mbipeshës dhe në përgjithësi zakone më të mira të jetesës. Nuk pinin duhan, konsumonin alkool rrallë dhe të ushqyerit e tyre ishte më i shëndetshëm.

“Hulumtimi ynë sugjeron se ekziston lidhje midis konsumimit të shpeshtë të dardhave dhe rrezikut të zvogëluar të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, llojeve të ndryshme të kancerit dhe diabetit të tipit 2”, tha drejtuesi i hulumtimit Dr. Carol O’Nill.