Ushqimi për imunitet më të mirë gjatë festave

Që festat e fundvitit t'i kaloni me gëzim dhe shëndet të mirë, gjatë ditëve të ardhshme, kujdesuni për të ushqyerit dhe për disa zakone të tjera të jetesës që ndikojnë drejtpërdrejt në imunitet.

Viruset dhe ftohjet janë veçanërisht aktiv në periudhën e dimrit. Që festat e fundvitit t’i kaloni me gëzim dhe shëndet të mirë, gjatë ditëve të ardhshme, kujdesuni për të ushqyerit dhe për disa zakone të tjera të jetesës që ndikojnë drejtpërdrejt në imunitet.

Gjatë ditëve të ardhshme, hani sa më shumë fruta dhe perime si portokall, mandarina, kivi, karrota, lakra, qepë, hudhër e kështu me radhë. Frutat dhe perimet janë burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe vitaminave të grupit B, të cilat janë të rëndësishme për energjinë dhe imunitetin e fortë gjatë ditëve të ftohta.

Këtu bëjnë pjesë edhe bishtajoret të cilat janë të pasura me hekur dhe selen, si dhe frutat e thata të pasura me hekur, kalium, magnez, si dhe fibra dietike.

Për prodhimin e antitrupave që na mbrojnë kundër infeksioneve të ndryshme, është e rëndësishme të përfshihen edhe proteina të mjaftueshme, që gjenden tek mishi, peshku, produktet e qumështit, vezët, farat dhe frutat e thatë.

Ushqimi i fermentuar, si dhe ushqimet e pasura me resveratrol, gjithashtu kontribuojnë në imunitet më të mirë, ndërsa në ndihmë mund t’ju vijnë edhe toniku me hudhër dhe çaji i shafranit të Indisë. Shtojcat e vitaminave dhe mineraleve gjithashtu ndihmojnë në mbojtjen e imunitetit nga viruset dhe bakteret.