Venko Filipçe: Faleminderit kolegë që jeni heronj të momentit ku po përballemi me sfidën më të madhe shëndetësore dhe udhëheqim betejën e gjeneratës sonë

"Ju jeni të parët që mund të prekeni nga virusi dhe ju duhet të mbroheni, pa përjashtim. Mbroni veten gjatë punës, por edhe jashtë sajë. Kujdesuni për veten tuaj, në mënyrë që të mund të vazhdoni të kujdeseni për pacientët. Kjo ditë është dita juaj, ju jeni në piedestal. Jini krenarë për atë që bëni, kush jeni dhe sa i rëndësishëm jeni për secilin nga ne. Ju përgëzoj për ditën e shëndetit dhe punonjësve të shëndetësisë, ju falënderoj sinqerisht për gjithçka që bëni për të kapërcyer krizën", theksoi ministri i shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka uruar kolegët e tij, mjekët, infermierët, teknikët e laboratorit dhe të gjithë punonjësit e tjerë të shëndetit me mesazh emocional në Ditën Botërore të Shëndetit – 7 Prill.

“Në këto momente, duke u përballur me sfidën më të madhe shëndetësore, ne po udhëheqim betejën e gjeneratës sonë. Koronavirusi e ka ndryshuar jetën tonë të përditshme nga rrënjët dhe do të bëjë ndryshime të qëndrueshme në jetën tonë. Por në këtë betejë, ju jeni heronjtë. Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë, dhe kjo është pikërisht për shkak jush, që njerëzit besojnë se do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë. Tani shëndetësia dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë shtylla kryesore në vend. E di që për momentin ju keni një ngarkesë të madhe, lodhja po na arrin ngadalë të gjithëve. Dhe po na presin ditë edhe më të vështira. Por besoj se secili prej jush e di se sa e rëndësishme është të durosh, të qëndrosh i përkushtuar, të përqendrohemi dhe të bëjmë çmos për të ndihmuar bashkëqytetarët tanë”, tha ministri Filipce para të gjithë kolegëve të tij.

“Puna dhe sakrifica juaj e vështirë shpëton jetë, dhe kjo është pikërisht për shkak jush, që njerëzit besojnë se do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë”, u kumtoi ministri Filipçe të gjithë punonjësve shëndetësorë në vend me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit.

Ai u kërkoi atyre që të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre.

“Ju jeni të parët që mund të prekeni nga virusi dhe ju duhet të mbroheni, pa përjashtim. Mbroni veten gjatë punës, por edhe jashtë sajë. Kujdesuni për veten tuaj, në mënyrë që të mund të vazhdoni të kujdeseni për pacientët. Kjo ditë është dita juaj, ju jeni në piedestal. Jini krenarë për atë që bëni, kush jeni dhe sa i rëndësishëm jeni për secilin nga ne. Ju përgëzoj për ditën e shëndetit dhe punonjësve të shëndetësisë, ju falënderoj sinqerisht për gjithçka që bëni për të kapërcyer krizën”, theksoi ministri i shëndetësisë.