Xhenxhefili, limoni dhe borziloku ndihmojnë në simptomat e lehta të helmimit me ushqim

Disa nga simptomat përfshijnë vjellje, të përziera, dhimbje koke, marramendje, dhimbje barku dhe diarre. Helmimi nëpërmjet ushqimit nuk duhet të injorohet kurrë.

Helmimi me ushqim mund të shkaktohet nga bakteret, viruset dhe toksinat e tjera në ushqim. Disa nga simptomat përfshijnë vjellje, të përziera, dhimbje koke, marramendje, dhimbje barku dhe diarre. Helmimi nëpërmjet ushqimit nuk duhet të injorohet kurrë.

Nëse jeni të helmuar prej ushqimit do të humbni shumë lëngje, prandaj është e rëndësishme që t’i kompensoni ato, mirëpo nëse simptomat janë të rënda, duhet që t’a vizitoni mjekun.

Për simptoma më të lehta, mund të kërkoni ndihmë nga këto produkte natyrore:

Xhenxhefili

Ilaç i shkëlqyeshëm për pothuajse të gjitha problemet e tretjes. Çaji i xhenxhefilit mund të pihet para ose pas drekës për të lehtësuar problemet, opsioni i dytë është që të grini një lugë çaji xhenxhefil dhe t’a përzieni atë me një lugë mjaltë, konsumojeni 2-3 herë në ditë për t’i lehtësuar simptomat.

Uthulla e mollës

Përveç se është produkt i shkëlqyer në amvisëri, gjithashtu mund t’ju lehtësojë menjëherë simptomat e helmimit me ushqim. Përzieni dy lugë uthull molle me ujë të ngrohtë dhe konsumojeni para ushqimit.

Jogurti

Jogurti ka veti antibakteriale të cila do të lehtësojnë simptomat e shkaktuara nga helmimi dhe do të lehtësojnë dhimbjen në stomak.

Limoni

Vetitë antibakteriale, antivirale dhe anti-inflamatore të këtij artikulli ushqimor do t’ju lehtësojnë gjendjen. Shtoni disa grimca sheqer në një lugë me lëng limoni dhe konsumojeni tre herë në ditë.

 

Borziloku

Kjo bimë është e mrekullueshme për problemet e shkaktuara nga helmimi me ushqim. Ju mund të ndihmoni veten në disa mënyra – vendosni disa pika vaj borziloku në ujë dhe konsumojeni atë gjatë gjithë ditës. Mund të vendosni disa gjethe borziloku të copëtuar në jogurt dhe konsumojeni tre herë në ditë derisa dhimbjet t’ju qetësohen.