10 gjërat që duhet të bëni për t’u mbrojtur nga kanceri i mushkërive

Gjenetikën nuk mund ta kontrolloni, por mund të fitoni shprehi të caktuara të cilat do të zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve.

Kanceri i mushkërive mund të zhvillohet edhe tek jo-duhanpirësit, por sigurisht që ka të bëj me faktorët e jashtëm, si ekspozimi ndaj asbestit ose radonit. Megjithatë, edhe vetë mund të mbroheni në masë të madhe nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje.

Zvogëloni konsumimin e alkoolit. Kjo është mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e çfarëdo sëmundjeje, ndërsa studimi i këtij viti ka treguar se nuk ka sasi alkooli që është e mirë për shëndetin.

Hani shëndetshëm. Gjithçka është e qartë, mbipesha është bazë e përkryer për zhvillimin e çdo sëmundjeje, ndërsa kjo vlen edhe për kancerin e mushkërive. Tek të ushqyerit futni ushqime anti-inflamatore.

Kontrolloni nivelin e radonit në shtëpi. Ekspozimi ndaj këtij gazi është shkaku i dytë më i zakonshëm i kancerit të mushkërive, alarmojnë nga Shoqata Amerikane e Mushkërive. Radoni ndodhet në tokë dhe mund të arrijë në ambientet e shtëpisë përmes çarjeve të mureve. Nëse në familjen tuaj është shfaqur kanceri i mushkërive, ndoshta do të duhet të kontrolloni nivelin e këtij gazi në shtëpinë tuaj.

Mos u ekspozoni ndaj toksinave. Të gjitha toksinat ndaj të cilave jeni të ekspozuar vazhdimisht, mund të kenë ndikim të fortë mbi shëndetin.

Ndaloni pirjen e duhanit. Kanceri i mushkërive mund të zhvillohet edhe tek njerëzit që nuk pinë duhan, por tymi i duhanit vazhdon të mbetet shkaku numër një i kësaj sëmundjeje.

Kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak. Tek të sëmurit me diabet, rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive është 40% më i lartë.

Futni fibra të mjaftueshme në organizëm. Shumica e njerëzve në ditë importojnë rreth 20 gram fibra, por rekomandimi është që të merret një sasi prej 35 deri 40 gram.

Shmangni stresin. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është cilësia e gjumit dhe stresi i reduktuar. Niveli i lartë i kortizolit lidhet me zhvillimin e sëmundjeve të rënda, siç është kanceri i mushkërive.

Kontrolloni nivelin e vitaminës D. Kohëve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se sistemi imunitar në trup nuk mund të aktivizohet pa këtë vitaminë. Vitamina D ka tre funksione: rregullon sistemin imunitar (aftësia mbrojtëse e trupit), e rregullon rritjen e qelizave (gjë që është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për sëmundjet malinje) dhe rregullon ekuilibrin hormonal.

Përdorni çaj jeshil. Është i pasur me polifenole, fitokimikate me veti antioksidative që këtij çaji i japin një shije karakteristike, pak të hidhur. Mendohet se çaji jeshil e redukton rrezikun ndaj sëmundjeve kancerogjene. Ekstrakti i katehinës – komponent i çajit jeshil, akoma po hulumtohet për të vërtetuar në mënyrë të sigurtë vetitë anti-kancerogjene.