Puna shumë e ngjeshur, përshtatja e termineve, pamundësia për të ngrënë në të njëjtën kohë çdo ditë, të gjitha këto janë sfidat me të cilat përballet një i punësuar i cili kërkon që të ushqehet në mënyrë të shëndetshme.
Këtu janë disa këshilla se si ta përmirësoni të ushqyerit tuaj gjatë orarit të punës.
- Për një mendje të qartë dhe vitalitet, hani mëngjes çdo ditë.
- Sigurohuni që të merrni fruta të freskëta ose të thata, me qëllim që ta kapërceni më lehtë krizën energjitike midis vakteve.
- Mos hani drekë pa perime, ska rëndësi nëse janë të freskëta ose të gatuara.
- Ushqimi i shpejtë = mendje e ngadaltë.
- Asnjë artikull ushqimor nuk është i ndaluar, është çështje moderimi dhe varieteti.
- Jogurti është mik shumë i mirë i tretjes, imunitetit dhe linjës së trungut.
- Mos mendoni se vetëm duhet, por praktikojeni – pini dy litra ujë dhe çajra bimor çdo ditë.
- Gjërat e ëmbla, ushqimet me yndyrë dhe alkooli, nuk e kanë vendin në zyrë.
- Dy kafe në ditë janë të mjaftueshme, tre janë tepër.
- Gjithmonë ndani kohë të mjaftueshme për vaktin, hani ngadalë dhe shijoni çdo kafshatë.