Shkencëtarët australianë dhe amerikanë kanë zhvilluar terapi antivirale kundër COVID-19 që është treguar 100% efektive në eksperimentet me minjtë laboratorikë të infektuar. Nigel Macmillan, autor i studimit të botuar në revistën Molecular Therapy, shpjegon se terapia e re funksionon në parimin e “kërkimit dhe shkatërrimit” të virusit.
“Bëhet fjalë për terapinë që e shkatërron gjenomën virale, kështu që grimcat e virusit nuk mund të zhvillohen më. Kjo mund të zvogëlojë virusin me 99.9 përqind. Në realitet, terapia jonë duhet të ndihmojë njerëzit që përfundojnë në njësinë e kujdesit intensiv ku është tepër vonë për t’u vaksinuar”, thekson McMillan, profesor në Universitetin Griffith në Brisbane.
“Është një injeksion që do t’i jepet çdo ditë për katër ose pesë ditë dikujt që është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv ose si injeksion i vetëm dikujt që sapo është ekspozuar ndaj koronavirusit. Mos harroni se ky virus nuk do të zhduket, tani ne do të jetojmë me të përgjithmonë”.
“Në studimin shkencore shkencëtarët australian deklaruan se ata ndërtuan një ARN, ose një molekulë të vogël që ndërhyn në ARN. Kjo mund të pengojë gjenomin e virusit SARS-CoV-2 duke u bashkangjitur në pjesët e tij të ruajtura, do të thotë ato pjesë që nuk janë të prirura për mutacione, duke parandaluar kështu transkriptimin e gjenomeve virale. Këto molekula të ARN u paketuan në nanopjesëza lipide dhe u dorëzuan tek qelizat e infektuara. Duket si një qasje shumë racionale, moderne dhe efektive për trajtimin e sëmundjes dhe frenimin e virusit, i cili nuk duhet të jetë shumë i shtrenjtë dhe i paarritshëm nga popullata e përgjithshme”, shpjegon imunologu Zlatko Trobonjaca, profesor në Universitetin e Rijekës.
Farmakologu Vladimir Trkulja, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka, beson se kjo është një qasje premtuese në trajtimin e COVID-19.
“Ky është vetëm hapi i parë në hulumtim dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sepse është një rrugë e gjatë nga eksperimenti me minjtë deri tek ilaçi. Ka shumë detaje sepse hulumtimi mund të shkojë në drejtim të gabuar, dhe asnjëherë të mos vijë në eksperimentet e para tek njerëzit. Nëse veprojmë shpejt dhe në mënyrë produktive, dhe me pak fat, është e mundur që në tre vjet të fillojë hulumtimi i parë mbi njerëzit e shëndetshëm”, përfundon Prof. Trkulja.