11 zakonet përmes së cilave bakteret futen në organizëm

Në ushqimet që prishen, bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të zhvillohen për dy orë, vetëm nëse ushqimi nuk futet menjëherë në frigorifer.

Mishi i freskët dhe i përpunuar termikisht në enë speciale – Për përgatitjen e mishit të papërpunuar dhe të zier ose të pjekur duhet gjithmonë të përdoren pjata ose enë të ndryshme. Arsyeja është se bakteret nga mishi i papërpunuar të mund të kalojnë në atë të gatuarin. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimin e detit ose mishin e pulës.

Shkrirja e mishit në pllakën e kuzhinës – Duke qenë se bakteret shumëfishohen në temperaturë dhome, mishin asnjëherë nuk duhet ta shkrini në tavolinën e kuzhinës. Mënyra më e mirë për të shkrirë këtë artikuj ushqimor është frigoriferi, në një enë me ujë të ftohtë ose në mikrovalë.

Larja e mishit – Përkundër logjikës, larja e mishit në lavamanin e kuzhinës nuk është aspak higjienike. Në këtë mënyrë, bakteret mund të përhapen në lavaman dhe në zonën përreth kuzhinës.

Ftohja e ushqimit para se ta vendosni në frigorifer – Shumica e njerëzve janë të bindur se ushqimi duhet të ftohet përpara se të vendoset në frigorifer. Megjithatë, duke e lënë ushqim të ngrohet në temperaturë dhome, në fakt është thirrje për baktere. Në ushqimin që prishet, bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të zhvillohen për dy orë, vetëm nëse ushqimi futet menjëherë në frigorifer. Megjithatë, ushqimi i sapogatuar dhe i nxehtë nuk duhet të vendoset në frigorifer, pasi duke lëshuar nxehtësi e ul temperaturën e frigoriferit, duke rrezikuar kështu edhe ushqimin tjetër.

Ushqimet që përmbajnë vezë të papërpunuara – Paralajmërimet për rrezikun e konsumimit të vezëve të papërpunuara ose ushqimeve prej tyre, janë tërësisht të vërteta. Vezët e papërpunuara termikisht mund të përmbajnë salmonelë ose baktere të tjera të dëmshme.

Marinimi në hapsirën punuese të kuzhinës – Marinimi në pllakën punuese të kuzhinës është aq e rrezikshme sa edhe vetë shkrirja e mishit në të. Bakteret e dëmshme do të shumëzohen me shpejtësi në temperaturë dhome, prandaj ushqimet e marinuara duhet t’i vendosni në frigorifer.

Përdorimi i marinadës si salcë – Megjithëse duket e dobishme që marinada të përdoret si salcë, duhet të mbani në mend se bakteret nga mishi i papërpunuar mund të infektojnë ushqimin tuaj. Marinadën mund ta përdorni nëse atë e zieni para konsumimit.

Mishi i trajtuar jo mjaftueshëm me nxehtësi – Ndonëse askush nuk dëshiron t’i shërbehet shumë mishi i thatë, mish i pjekur jo mjaftueshëm ose i pagatuar, i cili në vete akoma mund të përmbajë baktere të rrezikshme. “Bifteku gjysëm i pjekur” nuk është në listën e ushqimeve të ndaluara dhe të rrezikshme, por mishi i zier në çdo rast është një zgjedhje më e sigurt.

Duart e papastra – Rëndësia e larjes së duarve tashmë është një masë e njohur paraprake. Megjithatë, shumë njerëz për shkak se nxitojnë nuk e praktikojnë ose nuk i lajnë duart siç duhet. Lani duart me sapun për rreth 20 sekonda dhe shpëlani mirë me ujë.

Digustimi i ushqimit për të përcaktuar shijen e tij – Nëse jeni në mesin e atyre që e provojnë qumështin për t’u siguruar se nuk është i prishur, ndoshta është mirë që të hiqni dorë më nga ky zakon. Shumë lehtë nga qumështi mund të fitoni rreziqe shëndetësore, ndërsa vetëm një kafshatë nga ndonjë ushqimi i prishur mund të shkaktojë pasoja serioze.

Frutat e palarë është e rrezikshme që të priten në dërasën për prerje – Megjithëse e keni ndërmend të qëroni frutat ose perimet para përdorimit, është mirë që paraprakisht t’i lani ato. Pesticidet e frutave mund të zhvendosen në kuzhinë dhe të infektojnë pjesë e frutave ose perimeve të prera.