Nëse akoma nuk keni dhuruar gjakun, sigurisht që keni shumë pyetje rreth asaj se si, ku dhe përse të dhuroni gjak në mënyrë vullnetare. Ne gjetëm përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta, lidhur me këtë procedurë.
SI DHUROHET GJAKU?
Para se të dhuroni gjak, ju duhet të që plotësoni një pyetësor në lidhje me shëndetin tuaj, sëmundjet dhe zakonet e jetës. Është e nevojshme që të përgjigjeni sinqerisht, sepse në këtë mënyrë e mbroni vetveten, por edhe shëndetin e atij që merr gjakun e juaj. Me shpimin e gishtit merret gjak për të kontrolluar nivelin e hemoglobinës në gjak. Më pas mjeku ju mat tensionin e gjakut dhe ju kontrollon zemrën. Akti i dhurimit të gjakut bëhet në pozicion të shtrirë, me anë të shpimit me gjilpërë në venë nga një staf profesionistësh t dhe i trajnuar.
Gjaku mund të dhuroj nga çdo person i shëndosh i moshës 18-65 vjeçare. Në Maqedoni, burrat mund të dhurojnë gjak çdo tre muaj, ndërsa gratë çdo katër muaj.
SA ZGJAT DHURIMI I GJAKUT?
Dhurimi i gjakut nga momenti i shpimit në venë zgjat deri në 10 minuta. Gjithsej, kjo procedurë mund t’ju marr deri në maksimumi 30 minuta të kohës suaj.
A ËSHTË E DËMSHME PËR SHËNDETIN?
Dhurimi i gjakut nuk e dëmton shëndetin, nëse zbatohen të gjitha procedurat e duhura. Organizmi i shëndetshëm i dhuruesit mjaft shpejt dhe plotësisht e kompenson sasinë dhe të gjitha pjesët përbërëse të gjakut të dhuruar në 24 orë. Qelizat e gjakut (eritrocitet, trombocitet, leukocitet) kompensohen gradualisht gjatë disa javëve, varësisht nga lloji i qelizave.
A DO TË NDIHEM MIRË PAS DHURIMIT TË GJAKUT?
Zakonisht dhuruesit nuk ndiejnë asnjë vështirësi ose ndryshime gjatë ose pas dhurimit. Disa dhurues ndihen edhe më mirë dhe më të lehtësar se para dhurimit. Megjithatë, një numër i vogël i dhururesve mund të përjetojnë parehati ose nauze. Kjo gjë nuk duhet të ju shqetësoj, sepse këto dukuri janë të përkohshme dhe pa pasoja. Arsyeja më e shpeshtë për këto efekte anësore është lodhja dhe përgjumja para dhurimit.
A MUND TË INFEKTOHEM NGA NDONJË SËMUNDJE GJATË DHURIMIT?
Gjatë procesit të dhurimit nuk ekziston ndonjë mundësi për t’u infektuar. Të gjitha pajisjet që përdoren për marrjen e gjakut, të tilla si gjilpëra, qeset e plastikës dhe materiale të tjera janë sterile dhe përdoren vetëm njëherë. Ripërdorimi i setit të dhurimit është i pamundur.
PSE NUK MUND TË PIHET DUHAN PAS DHURIMIT?
Reagim i rrallë dhe i pakëndshëm i organizmit kundrejt pirjes së duhanit është presioni afatshkurtër i enëve të gjakut në tru. Nëse pini duhan menjëherë pas dhurimit të gjakut mund të ndjeni marramendje, nauze dhe lodhje. Nuk duhet të pini cigare për të paktën 30 minuta deri në dy orë pas procedurës, ndërsa alkooli nuk duhet të konsumohet për të paktën tetë deri në 12 orët e ardhshme. Është e dëshirueshme që ditën e dhurimit të gjakut të pini sa më shumë ujë dhe lëngje.
KU MUND TË DHUROJ GJAK?
Gjaku mund të dhuroni afërt vendbanimit tuaj, ndërsa punonjësit mund të dhurojnë gjak edhe në ditët kur ekipet lëvizëse të Institutit të mjekësisë transfuzionale shkojnë në vendet e tyre të punës. Nëse dëshironi, ju mund të dhuroni gjak edhe në shërbimet e transfuzionit në qytetin tuaj ku do të jeni të mirëpritur. Çdo ditë pune nga ora 7:30 deri në 19:00, ndërsa të shtunën nga ora 9:00 deri në orën 14:00, ju mund të dhuroni gjak në Institutin e mjekësisë transfuzionale në Shkup.