Në kongres morën pjesë 190 mjekë dhe profesionistë të shquar nga Maqedonia dhe vendet e huaja (SHBA, Turqia, Sllovenia, Spanja, Rusia, Hollanda, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia). Programi shkencor përfshin ligjërata, simpoziume, diskutime nga fusha e urologjisë, transplantimin e veshkave, uropatologjinë, uro-onkologjinë, gjithashtu u shkëmbyen edhe përvoja të pasura, si dhe u paraqitën e risit mbi diagnozën, trajtimin dhe mjekimin e pacientëve nga këto fusha.
Kongresi e pauroi prania e Shkollës Europiane të Urologjisë (European School of Urology) në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Urologjisë (European Association of Urology), ku nga ana e disa ligjëruesve evropianë u paraqitën trajtime dhe teknika të reja në uro-onkologji.
Me përfundimin e kësaj ngjarjeje të veçantë, Doc. Dr. Oliver Stankov kryetar i Shoqatës maqedonase të Urologjisë, tha se e njëjta e ka arritur qëllimin e saj – shkëmbimin e mendimeve, përvojave dhe vizioneve midis të pranishmive, të cilat do të shpien në promovimin e urologjisë në Maqedoni.
Со завршувањето на овој исклучителен настан, доц. д-р Оливер Станков, Претседателот на Македонското здружение по урологија, истакна дека истиот ја постигнал својата цел – размена на мислења, искуства и визии помеѓу сите присутни, а што ќе доведе до унапредување на урологијата во Македонија.