
“Të lumtur dhe krenar e shënojmë këtë jubile të rëndësishëm të Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme Familjare si një nga shoqatat më të vjetra dhe më të shumta, e cila si detyrë kryesore ka edukimin e vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimin e vazhdueshëm professional të mjekëve si dhe zhvillimin e mjekësisë familjare në Maqedoni”, tha Dr. Katerina Kovaçeviq, Kryetare e SHMMPF, në Simpoziumin e mbajtur në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme dhe Familjare në Evropën Juglindore.
Përveç pjesëmarrjes së ligjëruesve të shquar nga Maqedonia dhe jashtë vendit, me ligjërata plenare, prezantimin e arritjeve më të fundit në diagnostifikimin dhe mjekimin, simpoziume plenare satelitore, gjithashtu u promovue edhe libri “Metodologjia e punës shkencore – kërkimore në praktikë mjekësore”. E gjithë ngjarja e saj u pasurua edhe nga kori “Falseto”, kori i DUCOR Pratenija Zografski si dhe grupi i vallëzimit “Dancers United MK”.