Antibiotikët në mbrojtjen primare – “Infeksionet e traktit respirator – Bindjet, Faktet, Praktika”, ishte tema që u mbajt në Simpoziumin e tretë të Shoqatës së specialistëve të mjekësisë familjare – Grupi Respirator, që u zhvillua nga 17 deri 19 nëntor në “City Hall Center” në Shkup.
Ndër temat e simpoziumit ishin edhe infeksionet respiratore akute dhe komplikimet e tyre, rezistenca ndaj antibiotikëve, ndërhyrjet për përdorimin racional të mjeteve antimikrobiale …
Simpoziumi u ndoq nga mjekët e kujdesit shëndetësor sekondar dhe spitalor, të cilët paraqitën përvojat e veta dhe ndërkombëtare në fushën e përshkrimit të recetave të antibiotikëve për infeksionet respiratore. Në mesin e temave ishin infeksionet respiratore akute dhe komplikimet e tyre, rezistenca ndaj antibiotikëve, ndërhyrjet për përdorimin racional të mjeteve antimikrobiale, algoritme të trajtimit me antibiotikë në kujdesin primar dhe sekundar, si dhe përkeqësimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes (astma, HOB, bronkiektasis, bronkit kronik, sinusit kronik), patogjenët më të zakonshëm dhe trajtimin antibiotik gjatë përkeqësimeve…
Tags: astma, simpoziumi, bronkiti kronik, sinusit kronik, infeksionet respiratore, antibiotikë, rezistenca ndaj antibiotikëve