-30% për inçizimin e densitetit të eshtrave me osteodensitometri (skanim DEXA)

Osteodensitometria ofron matjet më të sakta të zonave të shumta skeletore me ekspozimin më të vogël ndaj rrezatimit dhe sipas të gjitha rekomandimeve aktuale në botë është mjeti numër një për skriningun adekuat të osteoporozës.

Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave e karakterizuar nga dendësia e tyre e reduktuar dhe ndjeshmëria ndaj frakturave në rast të traumave të vogla.

Faktorët e rrezikut që kontribuojnë në shfaqjen e osteoporozës janë: pirja e duhanit, marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D, mosha mbi 50 vjeç, menopauza e hershme, mënyra joaktive e jetesës, përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve.

Të gjitha gratë mbi 65 vjeç duhet të kontrollohen për osteoporozën duke përdorur densitometrinë e kockave.

Vetë diagnoza e osteoporozës, së bashku me vlerësimin e rrezikut për fraktura, përfshin disa faza: anamnezën, përcaktimin e densitetit kockor – skanim DEXA, rezultatin FRAX dhe studimet laboratorike.

Densitometria si teknikë radiografike për zbulimin e osteoporozës është shumë e saktë. Megjithëse mund të përdoret për të matur të gjitha kockat e skeletit, matjet klinike zakonisht bëhen në shtyllën kurrizore dhe ijet, por nëse është e nevojshme, edhe në parakrah.

Të gjitha gratë mbi moshën 65 vjeçe duhet të kontrollohen për osteoporozën duke përdorur densitometrinë e kockave.

Dendësia e kockave në këto zona matet sepse njerëzit me osteoporozë janë në rrezik më të madh për t’i thyer këto kocka, frakturat në këto zona shkaktojnë probleme serioze me kohë të gjata rikuperimi, më shumë dhimbje dhe paaftësi. Sigurisht, mund të parashikohen edhe fraktura e kockave të tjera në të ardhmen.

Megjithëse ka shumë teknika të tjera të zhvilluara për këtë qëllim, osteodensitometria ofron matjet më të sakta të zonave të shumta skeletore me ekspozimin më të vogël ndaj rrezatimit dhe sipas të gjitha rekomandimeve aktuale në botë është mjeti numër një për skriningun adekuat të osteoporozës.

Në spitalin klinik “Zhan Mitrev” disponon aparati për matjen e densitetit kockor (DEXA scan) i gjeneratës së fundit, si dhe një ekip mjekësor me përvojë, i cili është i gatshëm të rekomandojë trajtimin e mëtejshëm të kësaj gjendje.

Aktualisht, imazhet e densitetit kockor, si dhe tomografia e kompjuterizuar (KT), rezonanca magnetike (MR), radiografia, mamografia 2D dhe 3D dhe eko e gjirit janë me ulje prej 30%.

Rezervoni takimin tuaj në 02 3091 484.