5 SIMPTOMAT që paralajmërojnë për problemet me pankreasin

Ky organ mund të mos jetë më i madhi në trup, por ka një rëndësi të madhe nëse duam të ruajmë shëndetin.

Pankreasi ndodhet midis lukthit, zorrës së hollë dhe shtyllës kurrizore. Ka një funksion të dyfishtë: ekzokrin (prodhon enzima që sekretohen në zorrë, të cilat ndihmojnë në zbërthimin e ushqimit) dhe endokrin (sekreton hormone si insulina dhe glukagoni) që janë të rëndësishëm në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak). Për shkak të këtyre funksioneve të rëndësishme në trup, shumë gjëra mund të shkojnë keq nëse pankreasi nuk funksionon siç duhet.

Nëse gjëja e parë që ju vjen në mendje kur dëgjoni pankreasin është kanceri i pankreasit, nuk jeni i vetmi, sepse shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë për këtë organ kur të dëgjojnë se sa e rrezikshme mund të shfaqet sëmundja, nëse nuk kujdesemi për shëndetin e saj. Është një kancer që nuk njihet si më vdekjeprurësi. Por edhe nëse e dimë se në fazat e hershme, sëmundja shpesh nuk ka simptoma të dukshme dhe se shpesh zbulohet shumë vonë, arsyeja për shqetësim është e vlefshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptohet me kohë se pankreasi nuk funksionon siç duhet.

Ka shumë shenja paralajmëruese, por kurrë mos i injoroni pesë prej tyre 

  • NEVOJA JUAJ DUKET E ÇUDITSHME 

Nëse mbetet në sipërfaqe ose ka ngjyrë të çelur, mund të nënkuptojë se lëndët ushqyese nuk absorbohen siç duhet. “Enzimat që prodhon ndihmojnë në zbërthimin e yndyrës”, thotë Dr. Andrew Handifar, onkolog. Përveç faktit që jashtëqitja mund të duket ndryshe, mund të jetë edhe shumë e yndyrshme, ndërsa këtë do ta vini re në sipërfaqen e ujit ku do të krijohet shtresë e ngjashme me vajin, shton doktori. Këto ndryshime nuk janë gjithmonë shkak për shqetësim, por sigurohuni që t’i diskutoni ato me mjekun tuaj.

  • KENI DHIMBJE BARKU

Dhimbja e barkut është simptomë e zakonshme që diçka nuk shkon me pankreasin, mund të jetë inflamacion i fortë dhe i rrezikshëm, thotë Dr. Hendifar. Dhimbja do të shfaqet në varësi të gjendjes që është në sfond, nëse vëreni se fillimisht shfaqet në mes të barkut, dhe më pas përhapet në pjesën e sipërme të shpinës dhe nuk kalon për disa javë, kjo mund të të jetë simptomë e kancerit të pankreasit, shpjegon Dr. Ted Epperly, kreu i Departamentit të Mjekësisë së Përgjithshme në Spitalin e Idahos.

Nëse mjeku juaj tashmë u ka përshkruar ilaçe për këtë problem dhe gjendja nuk po përmirësohet, sigurohuni që ta njoftoni atë. Dr. Hendifar thotë se mjekët shpesh i ngatërrojnë këto simptoma me refluksin ose gjendje të tjera gastroenterologjike. Mjeku shton se nëse ka dhimbje të fortë dhe të papritur që zgjat në bark, mund të jetë shenjë e pankreatitit akut. Mos u frikësoni, pasi shumë sëmundje mund të shkaktojnë dhimbje barku, por është gjithmonë mirë të konsultoheni me mjekun.

  • SHFAQET DIABETI I TIPIT 2

Për shkak se pankreasi prodhon hormone që mund të ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të insulinës dhe sheqerit në gjak, kur ai nuk funksionon siç duhet, mund të shfaqet diabeti i tipit 2, thotë Dr. Hendifar. Nëse jeni të shëndetshëm, pesha juaj është nën kontroll dhe hani shëndetshëm, diagnoza e re e diabetit mund t’ju shtyjë të ekzaminoni pankreasin.

“E njëjta gjë vlen edhe për këdo që tashmë ka diabet dhe papritmas ka probleme të mëdha në kontrollimin e sëmundjes pa ndonjë arsye të dukshme dhe këto ndryshime mund të lidhen me kancerin e pankreasit”, thotë doktori.

  • NDIENI TË PËRZIERA KUR HANI NDONJË USHQIM TË CAKTUAR 

Të përzierat dhe të vjellat janë simptoma shqetësuese, veçanërisht nëse shfaqen pas ngrënies së ushqimeve të yndyrshme, thotë doktor Hendifar. Sëmundjet që prekin pankreasin mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të zbërthyer yndyrën, duke çuar në të përzier.

“Ashtu si avokadot dhe frutat e thatë, për shembull edhe hamburgeri mund të jetë shkaktar sepse përmban yndyrë. Pica është gjithashtu një ushqim që pacientët me pankreas të komprometuar vështirë se mund ta tolerojnë”, thotë Dr. Epperly, duke shtuar se të përzierat dhe të vjellat ndodhin më shpesh te pankreatiti, sesa te kanceri i pankreasit.

  • HUMBJА E SHPEJTË E KILOGRAMËVE

Si gjithmonë, humbja e papritur e peshës pa mbajtur dietë mund të jetë shenjë për të shkuar te mjeku. Nëse keni dhimbje të forta, kjo humbje peshe mund të lidhet me problemet e tretjes që lidhen me sëmundjen e pankreasit.