Nuk vuani nga pagjumësia, zemra ju funksionon siç duhet, nuk keni dhimbje koke, kështu që jeni të sigurt se e mbani stresin nën kontroll? Por ekzistojnë simptoma që deri më sot nuk i keni lidhur me stresin, por ekspertët besojnë se mund ta ekspozojnë atë!
VETËM DONI TË FLENI GJUMË…
A keni qenë ndonjëherë të mbingarkuar nga emocionet dhe thjesht keni ndjerë nevojën për të fjetur gjumë? Është e mundur thjesht të keni qenë i lodhur, por gjithashtu mund të jetë shenjë se jeni shumë nën stres. Lodhja si rezultat i stresit ndodh si reagim ndaj organizmit, të cilit thjesht i duhet pushim. Sipas studimit, 32% e njerëzve e përjetojnë këtë simptomë kur janë nën stres.
Lodhja e tepërt si rezultat i stresit mund të ndodhë në formë fizike, sikur të keni vrapuar pesë kilometra, ose si lodhje kognitive, e ngjashme me atë që ndodh pas një takimi të vështirë me eprorët.
EMOCIONET SUNDOJNË JETËN E PËRDITSHME
Kur përjetoni emocione të shumta në të njëjtën kohë, të tilla si zemërimi, zhgënjimi, frika dhe vetmia, trupi juaj vuan. Ndoshta keni vështirësi me frymëmarrjen, mendimet i keni kaotike, nuk mund të përqendroheni në asgjë, ju shqetësojnë brengat dhe ngjarjet nga e kaluara…
“Mbingarkesa me emocione do të thotë reagim i fortë emocional në çdo moment kur personi mendon se nuk ka aftësinë t’i përgjigjet siç duhet situatës. “E rëndësishme është të mësoni se si të përqëndroheni në atë që po ndodh në moment, jo të mendoni se si nuk keni reaguar mirë ndaj një situate stresuese në të kaluarën”, shpjegon doktor Ariel Schwartz.
NUK MUND TË LËVIZNI
Në situata stresuese, ne ndonjëherë ndjehemi të paralizuar, të paaftë për të lëvizur, kemi vështirësi të kontrollojmë frymëmarrjen dhe të ndjehemi sikur kemi ngecur në vend. Kur jemi në situatë që mund të jetë kërcënuese për jetën, trupi shpesh përgjigjet duke “bllokuar” veten për t’u mbrojtur. Por mund të ndodhë edhe kur bëhet fjalë për situata që nuk janë kërcënuese për jetën, por edhe kur ndjehemi të pafuqishëm.
JU DUKET SIKUR DO TË HUMBNI NDJENJAT
Nëse episodi i stresit përcillet nga marramendja, mund të humbni vetëdijen. Dr Schwartz deklaron se ky është një reagim ndaj stresit, formë e çrregullimit të stresit post-traumatik, si rezultat i stresit afatgjatë që gjithmonë është shumë intensiv, ndërsa organizmi dëshiron të “fiket” për të “mbijetuar”.
JU DHEMB I TËRË TRUPI
Sapo të zgjoheni, ndjeni dhimbje në të gjithë trupin sikur të kishit vrapuar një maratonë një ditë më parë, por në fakt keni qëndruar shtrirë tërë ditën? Dhimbja fizike mund të jetë gjithashtu manifestim i stresit, dhe ka dhimbje koke, probleme të stomakut dhe dhimbje të muskujve. Nëse kjo ju ndodh, bisedoni me ndonjë profesionist, pasi është fakt se jeni nën stres të madh.
HANI GJITHÇKA QË GJENI NË SHTËPI
Të gjithë e dinë që stresi mund të shkaktojë overeating. Të ngrënit sepse jemi të stresuar është bërë një mekanizëm i zakonshëm kur luftojmë me stresin, por nuk është aspak një mënyrë e shëndetshme për t’u marrë me situata stresuese. Ekspertët tregojnë se nëse një sjellje e tillë nuk kontrollohet, ajo mund të çojë në çrregullime të ngrënies dhe probleme serioze shëndetësore.