7 arsyet pse nuk keni përqendrim të mjaftueshëm

Niveli i ulët i hekurit në organizëm e zvogëlon inteligjencën kognitive. Për këtë arsye, aftësia për të menduar, marrja e vendimeve dhe vërejtja e gjërave për rreth është shumë e vogël.

Nëse keni vërejtur se kohëve të fundit diçka nuk është në rregull, dhe se gjithnjë e më shumë nuk mund të përqendroheni në diçka, zbuloni se cilat janë arsyet e vërteta për këtë…

Ndjeshmëria ose intoleranca e ushqimit

Ndjeni të rraskapitur, të pafuqishëm ose pa energji. Është koha të filloni të analizoni ushqimet që futni në organizëm, pasiqë mund të jeni intolerant ndaj ndonjë ushqimi të  caktuar. Disa artikuj ushqimorë, përveç stomakut, mund të ndikojnë keq edhe ndaj energjisë tuaj. Nëse keni probleme me përqendrimin, kërkoni ndihmë nga nutricionistët dhe bëni test ndaj ndjeshmërisë së ushqimit.

Perfeksionizëm

Ndoshta kurrë nuk keni menduar për këtë, por dëshira për të pasur gjithçka nën kontroll mund të çojë në çmenduri të plotë. Është normale të duash atë se çfarë bën, ta bëni në mënyrën e përkryer, por është krejtësisht në rregull edhe nëse nuk bëhet ashtu siç e keni imagjinuar. Mos lejoni që gjërat e panevojshme të kufizojnë që të jeni më të mirët në kohën e duhur, për shkak të mungesës së përqendrimit të shkaktuar nga perfeksionizmi.

PMS

Pak ditë para menstruacioneve, gratë hyjnë në një periudhë kur hormonet janë të çmendura, gjë që mund t’ju bëj të ndjeni maramendje, depresion, dhimbje koke dhe të vjella. Është e vërtetë që çdo grua periudhën para menstruacioneve e përjeton në mënyrën e vet, por nëse i përkisni grupit të atyre që u mungon përqendrimi në ato ditë, përpiquni të detoksifikoni trupin. Gjatë atyre ditëve duhet të konsumoni më shumë fruta dhe perime. Mishin zëvendësoni me peshk, karbohidratet e mira dhe frutat e detit, ndërsa shmangni çokollatat.

Pasqyra e keqe e gjakut

Niveli i ulët i hekurit në organizëm e zvogëlon inteligjencën kognitive. Për këtë arsye, aftësia për të menduar, marrja e vendimeve dhe vërejtja e gjërave për rreth është shumë e vogël. Nëse nuk doni pasoja të përhershme, është e nevojshme që gjërat t’i merrni në duart tuaja. Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur për katër muaj, mund të përmirësojnë përgjithmonë aftësinë e fokusimit.

Lista juaj “to do”

Jeni ulur në tavolinë, keni përgatitur çaj dhe jeni të gatshëm t’i realizoni planet tuaja. Por, papritmas, ju kujtohen disa punë të papërfunduara, ose diçka që keni dashur të bëni. Ngadalë! Megjithëse ju duket se keni përqendrim shumë të madh, ju duhet të dini se është vetëm “material konsumues”. Bëni një listë prioritetesh. Ndoshta do të ndiheni më mirë, më produktiv. Merrni një orar në të cilin do t’i shënoni obligimet tuaja, do t’i zgjidhni një nga një detyrat dhe do të shihni se si përqendrimi dhe vullneti juaj do të rriten.

Kafeina nuk konsumohet në stomakun bosh

Kur të shmangni mëngjesin dhe të pini kafe në stomakun bosh, ju automatikisht i jepni trupin sinjal se është koha për kortizol, hormoni i stresit. Ky sistem, organizmin e bën për mbijetesë. Kushedi sa të mendoni se pija juaj e preferuar do t’ju zgjojë, në të vërtetë niveli i vëmendjes nga ai moment është katastrofik. Harrojeni atë! Përgatitni mëngjes të pasur me proteina, yndyrë, karbohidrate, ushqeni trurin dhe pastaj shijoni kafeinën.

Largojeni celularin nga tavolina

Sigurisht, shumë kush është dakord se jeta në shekullin 21 është e pamundur të imagjinohet pa smartphone, të cilin sot pothuajse çdo person e ka. Sipas psikologëve të shumtë, hapi i parë për përqendrim më të mirë është të distancoheni nga telefoni kur doni të jeni produktiv. Derisa punoni, ecnin ose shikoni një film, celularin mbajeni larg jush. Nëse keni shumë punë në zyrë, ndërsa shikimi juaj vazhdimisht është i kthyer nga celulari, është e qartë se nga puna nuk del gjë. Përqendrimi i një pune ose personi të caktuar me siguri do të jetë shumë më i madh nëse pajisja nuk është afër, pasi që e dini se ajo vazhdimisht kërkon vëmendje.