7 këshilla të thjeshta si të mbroni fëmijët nga bakteret dhe viruset

Nëse dikush në shtëpi është i sëmurë, sigurohuni që me mjete antibakteriale të fshini, dorezat e derës, komanduesit, lodrat dhe gjërat tjera të cilat fëmijët tuaj i prekin gjatë ditës.

Si t’i mbroni fëmijët nga bakteret dhe viruset – në vijim ju ofrojmë shtatë hapat kryesore, të cilat janë të thjeshta por të shkëlqyera sa i përket parandalimit të sëmundjeve.

Mësojini fëmijët që të lajnë duart kur është e nevojshme: pasi kanë dalë nga banjo, pasi kanë prekur kafshët ose kanë luajtur në oborr, si dhe para ngrënies.

Lani duart në mënyrën e duhur, me sapun dhe ujë, mjafton që t’i fërkoni duart për 20 sekonda.

Mbani me vete dezinfektues ose lecka të lagura kur i çoni fëmijët në terrene sportive publike dhe parqe, qendra tregtare dhe vende të tjera ku nuk ka lavaman afër. Fërkoni me kujdes duart, nëse është e nevojshme edhe nën thonjtë.

Pas përgatitjes së mishit, lajeni dërrasën për prerje me ujë të nxehtë dhe detergjent, ndërsa nëse është e mundur zonës së punës kalojini me një dezinfektues. Bakteret të cilat gjenden zakonisht te mishi i gjallë, përfshirë campylobacter, salmonelën dhe Escherichia coli, janë më të rrezikshëm se çdo bakterie tjetër që keni në shtëpi.

Lëndimet dhe gërvishtjet e vogla lani me sapun dhe ujë dhe pastaj vendosni ndonjë mjet antibakteriale, mbështilleni me fashë, të cilën duhet ta ndryshoni çdo ditë, derisa plaga të shërohet.

Sigurohuni që fëmijët tuaj të vaksinohen në kohë.

Nëse dikush në shtëpi është i sëmurë, sigurohuni që, mundësisht me mjete antibakteriale të fshini, dorezat e derës, komanduesit, lodrat dhe gjërat tjera të cilat fëmijët tuaj i prekin gjatë ditës.