Varianti Delta u shfaq në Indi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot përbën rreth 83% të rasteve të reja vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Meqenëse është jashtëzakonisht infektiv, spitalet janë mbushur përsëri. Ja çfarë duhet të dini për këtë lloj koronavirusi, pavarësisht nëse jeni vaksinuar apo jo.
VARIANTI DELTA ËSHTË SHUMË MË INFEKTIV
Për llojet e kaluara të koronavirusit dihej se një person i infektuar ndoshta mund të infektonte edhe tre persona të tjerë, ndërsa varianti delta nënkupton rrezik për 8 persona. Sipas CDC, varianti është më infektiv se variçela, ndërsa transmetohet më lehtë se ebola, ftohja dhe gripi.
DO TË SHKAKTOJ INFEKSIONE DEPËRTUES
“Nëse jeni të vaksinuar, besohet se nuk do të keni pasoja të rënda nga sëmundja, por ekziston mundësia që të infektoheni më shpejt se variantet e mëparshme”, tha Dr. Aron Glatt, ekspert i sëmundjeve infektive. Infeksioni depërtues është rast i një sëmundjeje në të cilën një individ i vaksinuar vuan nga e njëjta sëmundje për të cilën ai ka marrë vaksinën si parandalim, por aktualisht raste të tilla përfaqësojnë rreth 0.01 përqind të të gjitha infeksioneve COVID.
“Kjo nuk ka gjasa të ndryshojë, por derisa virusi përhapet në popullatën e përgjithshme, do të jetë më e lehtë të arrihet tek personi i vaksinuar.”
VAKSINA MUND T’JU MBROJË
Të dhënat në dispozicion janë paraprake, por dy doza të vaksinës Pfizer duket se mbrojnë 88%, që është shtatë përqind më pak se efekti i varianteve të mëparshëm të virusit, por është ende një përqindje e lartë.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se të gjitha vaksinat e tjera janë efektive në luftimin e llojit delta, me një përqindje të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe rezultate fatale.
ÇDOKUSH DO TË KETË NEVOJË PËR NJË DOZË SHTESË
CDC dëshiron të autorizojë vaksinën e tretë sa më shpejt të jetë e mundur për njerëzit me sistem imunitar të dobët, sepse ata nuk reagojnë aq fort ndaj vaksinave dhe janë në rrezik të pasojave të rënda të sëmundjes. Mjekët besojnë se të gjithë do të kemi nevojë për një vaksinë të tretë dhe se mund të merret çdo vit.
ËSHTË E MUNDUR QË VARIANTI DELTA TË MOS JETË AQ I RREZIKSHËM
Disa studime arritën në përfundimin se varianti delta në të vërtetë shkakton simptoma më të forta dhe më të theksuara dhe hospitalizim, por Dr. John Ziaya nuk pajtohet dhe thotë:
“Unë nuk besoj se shkakton rezultate më të rrezikshme, ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë dhe shtrimeve në spital, sepse numri i rasteve të reja është më i lartë. Duket se shkakton simptoma të ngjashme me variantet e mëparshme, por se nuk ka humbje shumë të shpeshtë të nuhatjes dhe shijes.”
DELTA ËSHTË MË I RREZIKSHËM PËR FËMIJËT
Edhe pse nuk ka studime që do të konfirmonin, thuhet se gjithnjë e më shumë fëmijë infektohen me COVID-19 pasi ky variant është dominues. Ky është ndoshta një faktor që përhapet me shpejtësi, jo një mutacion që prek fëmijët.
PERSONAT E VAKSINUAR MUND TË PËRHAPIN INFEKSIONIN
“Delta ka rritur sasinë e virusit që qëndron në hundë dhe fyt, si tek njerëzit e vaksinuar ashtu edhe tek ata të pavaksinuarit”, tha Dr. Ziaja. Mund të thuhet se lajmi i mirë është se njerëzit e vaksinuar nuk janë aq infektiv sa ata që nuk janë vaksinuar.
DELTA NUK ËSHTË MUTACIONI I PARË, AS QË DO TË JETË I FUNDIT
Si virusi ARN, edhe SARS-CoV-2 muton pothuajse me përkufizim. Shumë nga këto mutacione nuk patën efekt shtesë në shëndet, në krahasim me llojin e parë të virusit që “çfarosi botën”. Vaksinimi më i mirë është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja, të mundshme dhe shumë më të rrezikshme të virusit. Mjeku thotë se sa më e lartë përqindja e të vaksinuarve, aq më i afërt është imuniteti kolektiv.
MBANI MEND – MASKAT MBROJNË
CDC këshillon që maskat duhet të mbahen edhe nga njerëzit që janë vaksinuar në ambiente të mbyllura, ndërsa rëndësia e maskës, distanca dhe higjiena duhet të mbeten në fuqi. Në fakt, maskat sot mund të jenë edhe më të rëndësishme se kurrë, pavarësisht nëse e merrni vaksinën apo jo.