A DO TË KETË RRITJE TË NUMRIT TË TË INFEKTUARVE? Një valë e re e KOVID-it është në prag dhe është versioni më i keq i omicron

Nëse mendonit se nuk do të lexonit më çdo ditë për COVID-19, duket se kjo është larg së vërtetës.

Nënvarianti omicron, BA.5, është variant i virusit që është shfaqur dhe duket se numri i personave të infektuar me këtë variant është rritur në Nju Jork dhe ekspertët po përgatiten për valën e gjashtë të mundshme të pandemisë. Vala e re e COVID-it duket se ka nisur në Nju Jork dhe drejtohet nga një variant i ri dhe më i fortë i omicron-it që është vërejtur deri më sot, ndërsa këtë e zbuloi epidemiologu i tyre më i famshëm.

BA.5 është nënvariant që u vu re fillimisht në Afrikën e Jugut dhe më pas në Portugali, por konsiderohet, të paktën nga disa ekspertë, si varianti më i keq i omicron deri më sot, pasi imuniteti i fituar më parë nuk duket të jetë pengesë për të dhe është shumë më i lehtë për t’u shpërndarë.

Dr. Jay Varma, epidemiolog në Nju Jork, thotë se infeksioni është përhapur mjaft në qytet, në vend që të vërehet numër më i ulët i të infektuarve.

“Kemi folur për një numër shumë më të vogël të rasteve, por nuk është më kështu. Sipas rasteve të reja të raportuara, transmetimi i virusit duket të jetë i shpejtë te personat nën moshën 20 vjeçe. “Ky duket se është fillimi i një vale të reje pandemie.”

A DO TË KETË RRITJE TË NUMRIT TË TË INFEKTUARVE?

Në dy muajt e fundit, shifrat nuk dukej se po rriteshin, por tani gjërat kanë ndryshuar. Testet tregojnë se varianti BA.5 është përgjegjës për rreth 17 për qind të rasteve, por për shkak se të dhënat janë rreth dy javë të vjetra, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve – CDC thotë se sot ajo përbën 37 për qind të rasteve.

“Përvoja e vendeve të tjera do të thotë se do të ketë rritje të madhe, tani për tani në Nju Jork, dhe kjo përfshin ata që janë infektuar me variantin omicron. Nuk dihet ende se çfarë do të thotë kjo valë e re e BA.5 kur bëhet fjalë për shtrimin në spital apo numrin e vdekjeve që kanë ardhur deri tani në rënie. Pyetja që lind; a do të funksionojë doza përforcuese e vaksinës kundër këtij nëntipi omikron siç ka vepruar në nënvariantin BA. Shkencëtarët ende nuk e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje”, shpjegon Dr. Varma.

Sipas të dhënave të djeshme nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup janë 93 të sapo infektuar, numri i të shëruarve potencial është 303.783. Nga 1261 analiza të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 148 raste të reja me COVID-19. Nga numri total i atyre pozitiv (148), janë regjistruar 40 riinfeksione. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit.