Një vezë e zier përmban gjashtë gram proteina, ndërsa ushqimet e mëposhtme janë akoma një burim më i mirë i proteinave, shkruan “Womens health”.
Bajamet
Bajamet konsiderohen si një nga ushqimet që përmbajnë përqindje të lartë të proteinave, por gjithashtu vlerësohen shumë për shkak se janë burim i pasur i vitaminës E, bakrit dhe magnezit.
Farat e thata të kungullit
Farat e kungullit njihen më së shumti për përmbajtjen e lartë të magnezit, por ato gjithashtu janë edhe burim i mirë i proteinave. Shtoni ato në sallatën tuaj të preferuar.
Kosi grek
Kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen e muskujve, kosi grek pa yndyrë është një nga ushqimet më të mira të cilin mund ta konsumoni çdo ditë. Një gotë me kos grek përmban rreth 17 gram proteina dhe vetëm 100 kalori.
Tërshëra
Shpesh mendohet se tërshëra përmban karbohidrate të fshehura, por e vërteta është se ajo është e pasur me proteina, fibra, shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Soja japoneze
Edamame ose e ashtuquajtura soja japoneze, përveç proteinave, është e pasur me hekur dhe kalcium.
Spirulina
Peshku nuk është ushqimi i vetëm proteinik të cilin mund të gjeni në oqeane. Provoni që të shtoni spirulina në sallata, por gjithashtu mund të përdorni edhe spirulinë pluhur për t’u përgatitur smoothie.
Djathi Tofu
Djathi tofu përmban të gjitha tetë aminoacidet esenciale. Plus do të merrni dozë të madhe të magnezit, bakrit, zinkut dhe vitaminave.
Çiçrrat
Përveç proteinave, çiçrrat përmbajnë hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, zink dhe vitaminë K, të gjitha këto janë vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në ndërtimin e fort të eshtrave.