Anemia: Për trajtimin e anemisë, pini lëng karrote në një sasi prej 300 ml në ditë, ndërsa hani ushqime të përgatitura me karrota, supa, sallata…
Mëlçia: Për sëmundjet e mëlçisë, konsumohet lëng karrotash i freskët tri herë në ditë nga 500 ml.
Për heqjen e krimbave tek fëmijët: Konsumohet lëng i freskët i karotave në një sasi prej 200 ml në ditë, por gjithashtu mundet edhe sallatë prej karotës së grirë dhe mollës së grirë.
Për sëmundjet e zorrëve: Puna e dobët e zorrëve, parazitët, fryrje, diarre, helmim… Karrotat në zorrë parandalojnë shfaqjen e proceseve të tilla dhe shpejt e rikthejnë funksionimin e tyre normal. Kjo është e rëndësishme për trajtimin e lukthit të sëmurë ose të zorrëve të foshnjave.
Ulçera gastrike ose zorra dymbëdhjetëgishtore: Pini 100 ml lëng karrote çdo ditë, gjë që parandalon formimin e acidit të tepërt të lukthit dhe eliminon efektin e tij irritues mbi mukozën. Lëngu i karrotave është një ilaç natyral për zvogëlimin e acidit të lukthit. E grumbullon acidin e lukthit dhe e neutralizon refluksin pa ndonjë pasojë të dëmshme. Për të arritur këtë efekt, është i mjaftueshëm 250ml lëng.
Reuma: Ata që vuajnë nga reuma çdo ditë duhet të konsumojnë 300 ml lëng karrote, pasiqë ai eliminon të gjithë përbërësit toksikë që e nxisin reumatizmin.
Gjatë problemeve me sytë, aktivitetit të dobët dhe organizmit të dobët, një nga pijet më të mira është lëngu i karrotave me qumësht. Gjysmë gote qumësht përzihet me gote lëng karrote.