A e dini sa shpesh dhe si duhet t’i kontrolloni nishanet?

Për të parandaluar melanomën ose për të zbuluar atë në kohë, është e nevojshme që rregullisht të kontrolloni nishanet në trup. 

Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, është e nevojshme që të mbrohet mirë lëkura. Nëse nuk e bëni këtë, keni gjasa që të fitoni melanomën, tumorin malinj që sulmon organin tonë më të madh – lëkurën.

Për të parandaluar melanomën ose për të zbuluar atë në kohë, është e nevojshme që rregullisht të kontrolloni nishanet në trup.

Nishanet duhet të kontrollohen çdo tre deri në katër muaj pas të keni mbushur 18 vjet, ndërsa mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që ta fotografoni të gjithë trupin një herë në vit.

Në këtë mënyrë ju do të mund të shihni më mirë nëse ka ndryshime tek nishanet që i keni dhe nëse janë shfaqur të reja.

Nëse nishanet janë asimetrike, kanë skaje të parregullta, kanë ngjyra të ndryshme (kanë disa nuanca në vetvete), janë më të mëdha se një centimetër ose ju dhemb, janë të vrazhdë ose ju kruhen, është koha që të shkoni për ekzaminim tek mjeku. Për të mbrojtur veten nga melanoma, duhet të shmangni diellin, të mbani kapele, syze me UV filter dhe veshje të lehta me mëngë të gjata.