A e dini se çfarë do të thotë vetë-izolimi dhe si zbatohet? 10 këshillat kryesore

Lexoni me kujdes udhëzimet për vetë-izolim dhe respektoni ato, pasi që në këtë mënyrë mbroni veten dhe të tjerët.

Aktualisht, sipas informacioneve nga Ministria e punëve të brendshme, mbi 2 000 njerëz në vend kanë urdhër për vetë-izolim, ndërsa 390 kanë vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

SHKUP: 1000 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 230 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

SHTIP: 246 me urdhër për vetë-izolim dhe 10 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

KUMANOVË: 221 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 6 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

OHËR: 205 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 82 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

TETOVË: 185 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 17 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

STRUMICË: 172 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 11 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

MANASTIR: 140 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 32 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

VELES: 99 persona me urdhër për vetë-izolim dhe 2 me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

Vetë-izolimi në shtëpi, në vend rekomandohet për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) që vijnë nga vendet me rrezik të COVID-19, që nënkupton qëndrim 24-orësh në shtëpi për një periudhë prej 14 ditëve nga hyrja në vend. Vendimin për mbikëqyrje shëndetësore dhe vetë-izolimin në shtëpi Inspektorati Sanitar Shtetëror e lëshon për kontaktet që kanë të bëjnë me rastet e konfirmuara me COVID-19.

Nëse keni të caktuar masë për vetë-izolim, këto janë gjërat që duhet t’u përmbaheni. Kjo masë ju mbron ju dhe të tjerëve.

MASAT E MBROJTJES NË VETË-IZOLIM

⊗ Nuk lejohet të largoheni nga shtëpia, përveç nëse është e nevojshme.

⊗ Kur të jeni në vetë-izolim, jeni i detyruar të telefononi mjekun amë. Thirje të tjera nuk janë të nevojshme, vetëm nëse keni temperaturë.

⊗ Matni temperaturën trupore në mëngjes dhe në mbrëmje.

⊗ Kushtojini vëmendje shfaqjes së simptomave të infeksionit respirator (temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje…)

⊗ Lani rregullisht duart me sapun dhe ujë ose përdorni dezinfektues. Sigurohuni që të mbani maskë mbrojtëse (maskë kirurgjikale).

⊗ Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet dhe sipërfaqet në dhomat ku banoni.

⊗ Ajroseni rregullisht dhomën.

⊗ Përdorni çarçafë, peshqir dhe takëma veçmas.

⊗ Siguroni dhomë të veçantë dhe përdorni tualet të veçantë.

⊗ Nëse duhet të shkoni në institucion shëndetësor, telefononi paraprakisht mjekun amë ose epidemiologun.

Vetë-izolimi në shtëpi në vend rekomandohet për të gjithë udhëtarët (të rritur dhe fëmijë) që vijnë nga vendet me rrezik të COVID-19

Sipas raportimeve, koronavirusi është grup i viruseve, ndërsa simptomat e të njejtit devijojnë nga ato të njohurat. Sipas profesionistëve, ekzistojnë tre simptoma kryesore të infeksionit me koronavirusin e ri. Me sa dihet, simptomat mund të jenë të lehta dhe të ngjashme me gripin, siç është temperatura e ngritur lehtë, por edhe:

  • Kollitja
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje të muskujve
  • Lodhje

Nëse i keni këto simptoma, sigurohuni që të telefononi menjëherë mjekun ose telefononi shërbimin Alo Doktore:

QSHP Manastir 071 261 330
QSHP Veles 071 219 278
QSHP Gjevgjeli 078 545 444
QSHP Koçan 071 373 913
QSHP Kumanovë 070 215 851
QSHP Ohër 070 723 029
QSHP Prilep 076 475 747
QSHP Shkup 071 289 614
QSHP Strumicë 072 235 543
QSHP Tetovë 075 240 464
QSHP Gostivar 076 365 161
QSHP Shtip 078 365 613
QSHP Shkup 078 387 194
ZD “Alo Doktor” 02/15 123