A e dini se çfarë është gripi menstrual?

Nëse po pyesni nëse vërtet ekziston - përgjigjja është PO. Kjo gjë mund të shpjegojë më mirë pse ju ndjeni dhimbje para ciklit mujor menstrual.

Përqindja më e madhe e femrave e kanë të vështirë të përballojnë dhimbjet menstruale, ndryshimet e disponimit dhe dhimbjet e kokës. Megjithëse kur flitet për gripin menstrual  nuk mendohet për gripin e vërtetë, megjithatë simptomat janë shumë të ngjashme me gripin.

Këto përfshijnë dobësimin, ethet, lodhjen, dhimbje të muskujve, të pëziera ose të vjella.

Çfarë ndodh saktësisht?

Prostaglandinet – lipidet që lirohen para fillimit të ciklit mujor menstrual janë në fakt fajtorët për shfaqjen e simptomave të gripit. Ata fillojnë të lirohen para heqjes së mukozës së mitrës. Nëse hyjnë në qarkullimin e gjakut, shfaqen edhe simptomat e gripit menstrual.

Nëse jeni të shqetësuar për shfaqjen e mundshme të gripit të tillë menstrual, vizitohuni tek gjinekologu. Disa mjekë do të propozojnë një formë të terapisë parandaluese, e cila do të mund të ndihmojë në uljen e simptomave.