A e dini se çfarë është “tech neck”? Diagnozë e re, të cilën mbase edhe ju e keni!

Për gjithçka fajtorë janë telefonat zgjuar dhe tabletat, të cilët jo vetëm që ndikojnë në strukturën e kurrizit, por edhe inkurajojnë krijimin e rrudhave në fytyrë dhe qafë.

Akeni përjetuar ndonjëherë dhimbje në qafë ose në shpinë pasi keni kaluar shumë kohë para laptopit, tabletit apo telefonit celular? Nëse po, atëherë edhe ju jeni bërë pjesë e problemit të ri shëndetësor global.

Me përdorimin e tepërt të pajisjeve moderne teknologjike të transferueshme, të cilat duhet të pranohet se e bëjnë jetën më të lehtë, vjen deri te zhvillimi i “epidemisë elektronike të dhimbjes”, e cila është kaq e zakonshme sa që profesionistët e shëndetësisë kanë krijuar termin e ri mjekësor – “tech neck”.

Në përkthimin e lirë, kjo do të thotë problem shëndetësor dhe dhimbje kronike në qafë, shkaktuar nga qëndrim me kokë të përkulur para për një kohë të gjatë, pasiqë shumë shpesh i shohim telefonat, tabletët, laptopët…

Obsesioni ndaj teknologjisë ndikon në shëndet, por ekspertët paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi i problemit dhe se pasojat e vërteta serioze do të shfaqen në disa vite.

Një studim i kohëve të fundit i Universiteti amerikan Baylor, ka treguar se varësia ndaj teknologjisë është më e madhe se sa që konsiderohet në përgjithësi. Rezultatet treguan se të rinjtë shpenzojnë mesatarisht nga tetë deri në 10 orë në telefon dhe gjatë gjithë kësaj kohe trupi i tyre është i kërrusur në një pozicion jo të drejtë.

Pjesën më të madhe të ditës e kalojmë me kokën e kërrusur përpara, që do të thotë se ngadalë e njohim trupin me një pozicion jo të natyrshëm, kurrizi deformohet, ndërsa trupi plaket shumë më shpejt sesa që duhet, paralajmërojnë ekspertët.

Pikërisht, kurrizi i kërrusur, koka e përkulur dhe qafa e lëshuar, janë sjellje të zakonshme gjatë prëdorimit të telefonave, gjë që rezulton me presion të fortë në pjesën e qafës.

PASOJAT

Pasojat janë dhimbje në qafë, dhimbje koke, tension në shpatulla, mund të ndodhë edhe ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë, madje edhe probleme me dhëmbët dhe nofullën. Të gjitha këto probleme shoqërohen direkt me të qëndruarit e papërshtatshëm dhe jo të natyrshëm pas përdorimit shumë të gjatë të të gjitha formave të teknologjisë moderne portative, ndërsa numri i personave me këtë problem, jo ​​vetëm i të rinjve dhe adoleshentëve, por edhe i të rriturve rritet në mënyrë dramatike. Ekspertët paralajmërojnë se gjatë 10 viteve të ardhshme ky numër do të rritet edhe më shumë, ndërsa situata nuk është aspak e mirë, sepse shikuar në afat të gjatë përveç shëndetit, e gjithë kjo çon edhe në probleme emocionale, sidomos në mesin e të rinjve.