A e dini se cila sëmundje e rrezikshme ju kërcënon në varësi të grupës së gjakut?

A mund të parashikojë grupa e gjakut rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve?

Edhe pse grupa e gjakut mund t’ju vërë në rrezik për disa gjendje, asgjë nuk është përfundimtare, thotë doktor Douglas Guggenham, dhe shpjegon se është mirë të jesh i vetëdijshëm se si grupa e gjakut mund të ndikojë në shëndet, por është gjithashtu e rëndësishme të shkosh te mjeku për kontrolle të rregullta për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.

SËMUNDJET E ZEMRËS

Njerëzit me grupën e gjakut AB ose B kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës. Dr. Glen Ramsey thotë se nga tetë grupet kryesore të gjakut, njerëzit me O kanë rrezikun më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Ata që kanë AB dhe B janë në grupin më të rrezikshëm, që mund të jetë rezultat i më shumë inflamacioneve në këto grupe gjaku. Mënyra e shëndetshme dhe cilësore e të jetuarit është prioritet absolut për këto grupe gjaku.

  • Bëni kujdes se çfarë hani

Kur flasim për peshkun, përmendim menjëherë mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, pasi është minierë e acideve yndyrore omega-3 që mbrojnë këtë organ jetik. Duke i konsumuar këto acide rregullisht, ju mund të ulni presionin e gjakut dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut. Dy racione peshk në javë do të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër për një të tretën! Ia vlen të hani herë pas here peshk si ton, salmon, harengë ose sardele.

DEMENCA

Studimet kanë treguar se njerëzit me grupën e gjakut AB kanë deri në 82% më shumë gjasa për të zhvilluar demencë në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

“Studimi ynë shqyrtoi llojet e gjakut dhe problemet kognitive, por disa studime kanë treguar se faktorë të tillë si presioni i gjakut dhe kolesteroli, si dhe diabeti, janë rrezik për zhvillimin e demencës dhe dëmtimit kognitiv”, tha Dr. Mary Kushman, duke shtuar se grupi i gjakut është i lidhur me problemet vaskulare si sulmi në tru dhe sulm në zemër, por nevojiten akoma më shumë kërkime për të konfirmuar rezultatet. Ushqimi është sërish një masë e mirë për parandalimin, kështu që gjithmonë sigurohuni që të konsumoni perime me gjethe jeshile, perime të tjera, fruta të thatë (bajame, lajthi, arra…), manaferra, bishtajore, drithërat, peshku n, shpendët, vajin e ullirit, ndërsa shmangni “5 grupet jo të shëndetshme”: mish i kuq, gjalpë, margarinë dhe djathë, ëmbëlsira, ushqime të skuqura dhe të shpejta.

KANCERI

“Studimet kanë treguar se njerëzit me grupe gjaku A dhe AB kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i lukthit dhe nëse keni grupin A, B ose AB, keni më shumë gjasa të zhvilloni kancer pankreatik. Nëse i përkisni këtij grupi, konsumoni ushqime që parandalojnë kancerin dhe në këtë mënyrë reduktojnë rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

DIABETI

Studimet kanë treguar se njerëzit me grupën e gjaku A dhe B ose AB kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet, ndërsa ky studim tregon pikërisht këtë lidhje. Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje dietës si masë parandaluese, por më të rëndësishmet janë fibrat dietike jo vetëm për njerëzit me diabet, por për popullatën e përgjithshme. Fibrat dietike gjenden më së shumti në fruta, perime dhe drithëra, bishtajore, farat dhe frutat e thatë. Ato kanë një rol në parandalimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe rregullojnë tretjen. Marrja e rekomanduar ditore është 14 g/1000 kcal.

RREZIK NGA HEMORAGJIA

Studimet kanë treguar se njerëzit me grupën e gjakut 0 kanë dy herë më shumë gjasa të kenë hemoragji deri në vdekje pas një dëmtimi që mund të jetë faktor rreziku për hemorragji. “Humbja e gjakut është shkaku kryesor i vdekjes tek njerëzit që kanë përjetuar trauma të rënda, por studimet për lidhjen mes llojeve të ndryshme të gjakut dhe rrezikut të vdekjes duhet të vazhdojnë të konfirmohen për të konfirmuar këtë informacion”, thanë mjekët.