A e dini se duart janë pasqyra e shëndetit?!

Mjekët janë të sigurt se gjendja e duarve mund të jetë reflektim i disa problemeve mjekësore, të cilat ndodhin në një pjesë tjetër të trupit tuaj.

Duart janë një nga pjesët e para të trupit që tregojnë shenjat e plakjes, por gjithashtu mund të jenë tregues i problemeve të caktuara shëndetësore. Mjekët janë të sigurt se gjendja e duarve mund të jetë reflektim i disa problemeve mjekësore, të cilat ndodhin në një pjesë tjetër të trupit tuaj.

Pëllëmbat e kuqe, duart e djersitura, duart e thata… këto janë vetëm disa nga shenjat paralajmëruese të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje dhe të kuptoni si një alarm se diçka është duke ndodhur me trupin tuaj.