Falë përbërësve aktivë siç është piperini, limoneni, etj, piperi stimulon edhe sekretimin e acidit të stomak, duke e përmirësuar në këtë mënyrë procesin e tretjes dhe oreksin.
Piperi vepron gjithashtu në një mënyrë karminative, që do të thotë se i redukton fryrjet në stomak dhe i lehtëson vështirësitë e shkaktuara nga akumulimi i gazrave në zorrë. Është treguar se kjo erëz ka efekte të forta antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke kontribuar kështu në shëndetin e sistemit të tretjes.
Piperi stimulon dobësimin, por si?
Edhe pse hulumtimet kanë treguar se piperi i zi në fakt e stimulon oreksin duke stimuluar shqisën e të nuhaturit, kjo erëz gjithashtu mund të ndihmojë në procesin e humbjes së peshës. Domethënë, mbështjellësi i e jashtme i kokrrave të piperit përmban fitonutrientë të cilët stimulojnë djegien e depozitave yndyrore.
Në një studim të vitit 2010 të kryer në minj, gjithashtu është vërtetuar se piperini pengon akumulimin e yndyrës në trup.
Piperi gjithashtu vepron si diuretik (stimulon sekretimin e urinës) dhe diaforetik (stimulon djersitjen), domethënë në këtë mënyrë stimulon nxjerrjen e toksinave dhe lëngjet e tepërta nga trupi.