Simptomat e sëmundjes mund të jenë të ndryshme, por a është dhimbja e fytit njëra prej tyre?
Mundet, por është vetëm një nga simptomat që mund të zhvillohet si rezultat i infeksionit. Disa simptoma, megjithatë, janë shumë më të zakonshme.
A ËSHTË DHIMBJA E FYTIT SIMPTOMË E ZAKONSHME E INFEKSIONIT?
Sipas shkrimeve, simptomat që ndodhin mund të ndryshojnë nga personi në person, ndërsa dhimbja e fytit është njëra prej tyre. Deri më sot, nuk dihet se në çfarë radhe ndodh kjo simptomë pas infektimit me SARS-CoV-2, ndërsa dihet që në sëmundje të tjera respiratore është një nga simptomat e para sepse virusi hynë në trup përmes hundës ose fytit.
Sigurisht bëhet fjalë për simptomën e zakonshme të sëmundjes COVID-19, ndërsa një studim i kryer me kërkesë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë zbuloi se vetëm 13.9 përqind e 55,000 pacientëve të infektuar raportuan dhimbjet e fytit si simptomë. Dy studime të tjera gjetën të dhëna të ngjashme.
CILAT JANË SIMPTOMAT TJERA DHE SHENJAT PARALAJMËRUESE?
Sipas ekspertëve të OBSH-së, simptomat e zakonshme të COVID-19 janë:
- Temperatura
- Kollitja
- Lodhja
Me dhimbjet e fytit, rrallë herë shfaqen edhe simptomat e tilla si:
- Gulçim
- Dhimbje koke
- Dhimbje në trup
- Ethe
- Rrjedhje hunde
- Probleme të tretjes
- Humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes
E rëndësishme është të mbani në mend se ky virus dhe sëmundje është akoma duke u studiuar, ndërsa kjo është arsyeja pse simptomat mund të ndryshojnë dhe të zbulohen të reja.
COVID-19, FTOHJE OSE GRIP?
Nëse keni dhimbje të fytit dhe simptoma të tjera të sëmundjes respiratore, si ta kuptoni se çfarë po ndodh? Është e thjeshtë – bëni testin për COVID-19. Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që mund të zbulojnë se për cilën sëmundje bëhet fjalë.
COVID-19. Simptomat zhvillohen gradualisht, ndërsa më të zakonshmet janë ethet, kolla dhe lodhja. Simptoma të tjera janë më pak të zakonshme.
FTOHJA. Simptomat gjithashtu zhvillohen gradualisht, ndërsa simptomat e hershme janë dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundës. Temperatura mund të shfaqet, por shumë rrallë.
GRIPI. Simptomat janë të menjëhershme, por shumë të ngjashme me sëmundjen COVID-19. Sidoqoftë, ato të zakonshmet janë ethet, dhimbja e kokës, dhimbjet e trupit, ato që janë të rralla me infeksionin e ri të koronavirusit.
SI TË VEPRONI NËSE KENI SIMPTOMA SHQETËSUESE
Nëse mendoni se keni COVID-19, ndiqni këto hapa:
- Qëndroni në shtëpi. Dilni vetëm nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore. Qëndroni larg të tjerëve sa më shumë që të jetë e mundur.
- Kontaktoni mjekun: Tregoni atij simptomat tuaja dhe ai do t’ju japë informacion se si të kujdeseni për veten derisa jeni i sëmurë dhe t’ju referojë për testim.
- Ndiqni simptomat: Shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi, por gjithsesi 1 deri në 5 persona zhvillojnë simptoma të rënda. Nëse simptomat përkeqësohen, kontaktoni menjëherë mjekun.