A është pneumonia ngjitëse?

Mikrobet që mund të shkaktojnë pneumoni zakonisht thithen. Njerëzit shpesh kanë sasi të vogla bakteresh në hundë dhe fyt që mund të përhapen duke kollitur ose duke prekur një objekt dhe duke transferuar baktere në të.

Pneumonia është ënjtje (inflamacion) e indeve në një ose të dyja mushkëritë. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion, më së shpeshti nga bakteret dhe viruset, të cilat të dyja janë ngjitëse.

Si “fitohet” pneumonia?

Mikrobet që mund të shkaktojnë pneumoni zakonisht thithen. Njerëzit shpesh kanë sasi të vogla bakteresh në hundë dhe në fyt që mund të transmetohen përmes:

  • kollitjes dhe teshtitjes – në këtë mënyrë, pikat e vogla të lëngut që përmbajnë baktere shpërndahen në ajër, të cilat mund të thithen nga dikush tjetër;
  • prekja e një objekti dhe shpërndarja e tyre në të – atëherë dikush tjetër mund ta prekë këtë objekt dhe më pas të prekë gojën ose hundën e tij.

Parandalimi i përhapjes së pneumonisë

Ju mund të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së pneumonisë duke marrë disa masa paraprake të thjeshta higjienike.

Ato përfshijnë:

⇒ Larje e rregullt dhe e plotë e duarve, veçanërisht pas prekjes së hundës dhe gojës dhe para përdorimit të ushqimit,

⇒ kolliteni dhe teshtini në një shami, pastaj e hidhni menjëherë dhe i lani duart,

⇒ mos i ndani me të tjerët gotat apo enët e kuzhinës.

Vaksinimi

Vaksina e pneumokokut mbron nga Streptococcus pneumoniae, i cili është shkaku më i zakonshëm i pneumonisë bakteriale.

Vaksinimi rekomandohet për:

  • foshnjat,
  • të rriturit e moshës 65 vjeç e lart,
  • fëmijët dhe të rriturit me kushte të caktuara shëndetësore afatgjata, të tilla si sëmundjet serioze të zemrës ose veshkave. (Burimi: NHS)

Përktheu dhe përshtati:S.N