Sasia e kalorive dhe karbohidrateve tek sheqeri i kaftë është pak më e ulët se tek sheqeri i bardhë kristalor, por përveç kësaj mund të ketë ndikim të rëndësishëm në nivelin e glukozës në gjak. Nëse e konsumoni në sasi të mëdha, mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak ose hiperglikemi. Kështu që, nuk rekomandohet vetëm për diabetikët të cilët duhet të shmangin episodet e hiperglikemisë sa më shumë që të jetë e mundur.
Përse është i kaftë? Sheqeri kafe ngjyrën e fiton si pasojë e melasës që mbetet, domethënë e cila shtohet gjatë përpunimit të tij. Në rastet më të mira ai është i rafinuar pjesërisht, por shpesh është i rafinuar në mënyrë të barabartë si sheqeri i bardhë. Sidoqoftë, melasa i jep shije të veçantë dhe veti gatuese. Melasa është lëng i trashë me ngjyrë kafe të errët ose gjelbër e errët, i cili është një nën-produk pas kristalizimit në procesin e prodhimit të sheqerit nga kallami i sheqerit ose panxhari i sheqerit.
Çfarë përmban? Për shkak të melasë që i shtohet, sheqeri i kaftë është më i lagësht sesa ai i bardhi. Prania e lagështisë i jep një cilësi unike, por lagështia nuk ndihmon në uljen e kalorive dhe karbohidrateve. Një lugë gjelle sheqer i kaftë përmban 60 kalori dhe 15 gram karbohidrate, pothuajse njëjtë sa sheqeri i bardhë.
Materie ushqyese – rezultatet shkencore nuk e mbështesin idenë se sheqeri i kaftë është më i mirë se sa sheqeri i bardhë. Megjithëse, melasa përmban gjurmë mineralesh dhe vitaminash, megjithatë sasia nuk është aq e madhe sa ti jep vlera më të mëdha ushqyese. Domethënë, edhe gjatë konsumimit të sheqerit të kaftë, duhet të bëni kujdes për sasinë që futni.