Stevia është barishte e cila nuk përmban kalori, por në të njëjtën kohë është 300 herë më e ëmbël se sheqeri. Kohëve të fundit, ajo është bërë mjaft e popullarizuar në mesin e diabetikëve dhe konspiratorëve të ushqimit të shëndetshëm, gjë që do t’ju zbulojmë nëse është dhe sa e shëndetshme është.
Stevia tek ne mund të gjendet në formën e ekstraktit dhe pluhurit. Ajo konsiderohet si ëmbëlsuesi më i shëndetshëm dhe si një zëvendësues natyral për sheqerin, i cili ndryshe nga sheqeri artificial ka efekte shumë të favorshëm për shëndetin.
Megjithatë, shumë njerëz pyesin nëse barishtja e cila është deri në 300 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm, është me të vërtetë kaq e shëndetshme?
Nutritionist Rhiannon Lambert, autor i librave për ushqim të shëndetshëm, thotë se stevia me të vërtetë është një alternativë e shëndetshme e sheqerit, megjithëse mund të inkurajojë dëshirnë për sheqerna shtesë, pasi dërgon sinjalet në tru mund ta mashtrojë atë në të menduarit.
Stevia nuk përmban kalori pasiqë fitohet nga gjethet e bimës shëruese Stevia rebaudiana, e cila ka shije të ëmbël për shkak të pranisë së glikosid steviosidës. Për këtë arsye, njerëzit shpesh pretendojnë se ajo është më e shëndetshme krahasuar me ëmbëlsuesit tjerë artificialë, siç është aspartami.
Disa studime kanë treguar se marrja e steviosidit (pjesë nga stevia) mund të zvogëloj në mënyrë potenciale tensionin e gjakut, ndërsa ka dëshmi se gjithashtu ndikon edhe në insulinën, domethënë mund të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe të jetë e dobishme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
“Shumica sugjerojnë se stevia akoma dërgon sinjale në tru, gjë që mund t’ju shtyj që të merrni më shumë sheqerna, siç bën saharoza. Edhe në këtë rast, studimet nuk kanë treguar se e rrit nevojën për ushqim, se ndikon në uri ose ngopje”, përfundojnë shkencëtarët e hulumtimit.