Studime të shumta kanë treguar se misri është burim i vitaminës B1, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve të tjera – B5, acid folik, niacinë, vitaminë C, fosfor, kalium dhe magnez.
Përveç kësaj, gjithashtu është i pasur me fibra, ndërsa është vërtetuar se artikujt e tillë ushqimor ulin nivelin e kolesterolit dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për shkak se është i pasur me niseshte, misri gjithashtu ndihmon në përmirësimin e tretjes, si dhe në qetësimin e diarresë.
Disa studime tregojnë se misri mund të jetë i dobishëm edhe gjatë problemeve me lukthin. Sasi të vogla të misrit mund të neutralizojnë acidin e lukthit, kështu që u rekomandohet personave që vuajnë nga gastriti. Për shkak se misri përmban acid folik, ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit në gjak dhe mbron zemrën.
Këto janë disa arsyet tjera pse ju duhet të konsumoni më shpesh misër:
- Është i shkëlqyer në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit
- Është efikas në luftën kundër kilogramëve të tepërt
- Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
- Zvogëlon absorbimin e kolesterolit në gjak
- Rregullon diabetin dhe hipertensionin
- Forcon eshtrat
- Rregullon procesin e tretjes
- Vepron pozitivisht në lëkurë dhe shikim