A ju lejohet të udhëtoni me aeroplan nëse jeni shtatzënë?!

A është i sigurt fluturimi me aeroplan gjatë shtatzënisë?

Në përgjithësi udhëtimi ajror para javës së 36-të, të shtatzënisë konsiderohet i sigurt për gratë që nuk kanë probleme shtatzënie. Megjithatë, nëse jeni shtatzënë, është mirë të flisni me mjekun tuaj përpara se të fluturoni.

Mjeku juaj mund të sugjerojë që të mos fluturoni nëse keni disa komplikime të shtatzënisë që mund të përkeqësohen nga udhëtimi ajror apo mund t’u duhet ndihmë urgjente. Shembujt përfshijnë një histori aborti ose gjakderdhje vaginale, anemi të rëndë dhe presion të lartë të gjakut ose diabeti që nuk kontrollohet mirë. Nëse keni pasur pre-eklampsi gjatë një shtatzënie të mëparshme – një gjendje që shkakton presion të lartë të gjakut dhe proteina shtesë në urinë – nuk rekomandohet fluturimi. E njëjta gjë vlen nëse jeni shtatzënë me binjakë.

Tregoni mjekut tuaj se sa larg do të udhëtoni me aeroplan, pasi gjatësia e fluturimit mund të bëjë një ndryshim. Gjithashtu vini re se disa linja ajrore mund të mos lejojnë shtatzëna në fluturime ndërkombëtare. Kontrolloni linjën tuaj ajrore përpara se të organizoni një udhëtim.

Pas javës së 36-të, të shtatzënisë, mjeku juaj ofruesi juaj mund t’ju këshillojë të mos fluturoni. Dhe disa linja ajrore nuk lejojnë gratë shtatzëna të fluturojnë pas 36 javësh. Linja ajrore mund të kërkojë gjithashtu një letër nga mjeku juaj që tregon se në cilin muaj të shtatzënisë jeni dhe nëse rekomandohet fluturimi.

Nëse mjeku juaj thotë se është në rregull të fluturoni dhe planet tuaja janë fleksibël, koha më e mirë për të udhëtuar me aeroplan mund të jetë në tremujorin e dytë. Rreziqet e urgjencave të zakonshme të shtatzënisë janë më të ulëta gjatë kësaj kohe.

Kur fluturoni me aeroplan:

Lidhuni. Kur udhëtoni mbajeni rripin e sigurimit të lidhur kur jeni ulur dhe fiksoni atë nën bark.

Pini shumë lëngje. Lagështia e ulët në aeroplan mund të shkaktojë dehidrim.

Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë gazra përpara se të fluturoni. Gazrat shpërndahen gjatë fluturimit dhe kjo mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat. Shembuj të ushqimeve dhe pijeve që duhen shmangur përfshijnë brokolin dhe pijet e gazuara.

Merrni parasysh kujdesin mjekësor. Planifikoni se si do të merrni kujdes obstetrik gjatë udhëtimit tuaj nëse keni nevojë për të. Merrni kopje të informacionit tuaj mjekësor në rast se keni nevojë për kujdes gjatë kohës që jeni larg.

Mpiksje e gjakut

Udhëtimi ajror mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut në këmbë, një gjendje e quajtur trombozë venoze. Rreziku është më i lartë tek gratë shtatzëna. Lëvizja e këmbëve mund të ndihmojë në parandalimin e këtij problemi. Ecni lart e poshtë në shteg çdo orë gjatë fluturimit. Nëse duhet të qëndroni ulur, herë pas here përkulni dhe zgjatni kyçet e këmbës. Në përgjithësi, është mirë të shmangni veshjet e ngushta, pasi kjo mund të pengojë rrjedhjen e gjakut. Veshja e çorapeve kompresuese mund të ndihmojë qarkullimin e gjakut gjatë një fluturimi të gjatë.

Rrezatimi

Vlerësohet se ekspozimi ndaj rrezatimit i lidhur me udhëtimin ajror në lartësi të madhe nuk paraqet problem për shumicën e grave që fluturojnë gjatë shtatzënisë. Por pilotët, stjuardesat dhe të tjerët që fluturojnë shpesh mund të ekspozohen ndaj niveleve të rrezatimit shqetësues gjatë shtatzënisë. Nëse duhet të fluturoni shpesh gjatë shtatzënisë, diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Përktheu dhe përshtati:S.N