A ju vret moti i nxehtë? Këto 4 këshilla do t’ju ndihmojnë

Ndihmoni veten me këshilla të thjeshta: hani ushqim të lehta, pini shumë lëngje, shmangni aktivitetin e rëndë fizik, por gjithashtu mos e teproni me kondicionerët.

Për shkak të nxehtësisë së madhe, ne shpesh ndjehemi të lodhur dhe të pafuqishëm. Ndihmoni veten me këshilla të thjeshta: hani ushqim të lehtë, pini shumë lëngje, shmangni aktivitetin e rëndë fizik, por mos e teproni me kondicionerët.

  • USHQEHENI MIRË

Ndonjëherë është aq nxehtë sa nuk kemi vullnet për të ngrënë, por që energjia të mbetet në nivelin e duhur, është e nevojshme të hani të paktën nga pak çdo 4-5 orë. Zgjedhjet më të mira janë shalqiri, selinoja, portokallet dhe specat jeshilë që janë plot me ujë dhe lëndë ushqyese të tjera. Kombinojini ato me proteina për të mbajtur nivelin e sheqerit në organizëm të qëndrueshëm.

Shmangni ushqimet e skuqura, të ëmbla dhe të kripura, duke përfshirë sa më shumë fruta dhe perime sezonale.

  • PINI LËNGJE

Të gjitha organet dhe qelizat në trup kërkojnë ujë që të funksionojë siç duhet, ndërsa hulumtimet kanë treguar se dehidratimi i dobët mund të ndikojë negativisht në humor dhe në kryerjen e detyrave të thjeshta. Prandaj, pini shumë ujë dhe përfshini lëngje të pasura me elektrolite në menunë tuaj të përditshme.

  • SHMANGNI KONDICIONERËT

Bëni kujdes me kalimin e papritur nga i ftohti në të ngrohtë dhe anasjelltas, ndërsa kjo veçanërisht vlen për personat me sëmundje të zemrës. Hyrja në një dhomë tepër të ftohtë bën që enët e gjakut të “shtrëngohen”, por edhe dalja nga një dhomë e ftohtë mund të jetë fatale. Dallimi i temperaturës midis hapësirës me ajër të kondicionuar dhe atij të jashtëm nuk duhet të kalojë shtatë gradë.

  • FRESKOHUNI

Bëni dush me ujë të vakët. Vishni veshje të lehta të përshtatshme dhe të lirshme nga materiale natyrore. Nëse dilni nga shtëpia, mbani kapele dhe syze dielli. Sidoqoftë, është mirë që të mos dilni nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite nëse nuk keni nevojë.