A kanë imunitet ndaj koronavirusit ata që nuk e kanë pasur? Gripi i kaluar mund të shihet si formë e vaksinimit kundër COVID-19″

Shkencëtarët Ivan Dzikic dhe Gordan Lauch paraqitën qëndrimet e tyre mbi rëndësinë e reaktivitetit të qelizave T ndaj virusit SARS-CoV-2 te individët jo të infektuar. Tani është e qartë teza se nga fillimi i pandemisë se popullata nuk ka imunitet ndaj koronavirusit të ri është e pasaktë.

Gordan Lauch, profesor në Fakultetin e farmacisë dhe biokimisë në Zagreb, thotë se ftohja e zakonshme e kaluar më herët është si një formë vaksinimi kundër COVID-19.

“Pas pak më shumë se gjysmë viti hulumtimi, ne dimë shumë më tepër për SARS-CoV-2 sesa që dinim në muajin mars, por disa nga pyetjet kryesore janë ende të hapura. Për shembull, ne ende nuk e dimë se sa përqind e popullsisë është e ndjeshme ndaj infeksionit. Supozimet fillestare janë se ky është një virus ndaj të cilit askush nuk është rezistent, padyshim që ato kanë qenë të gabuara dhe se qelizat T memorues mund të jenë faktor shumë i rëndësishëm. Rreth 15 përqind e ftohjeve të zakonshme janë shkaktuar nga koronavirusët, ndërsa ngjashmëria midis tyre dhe SARS-CoV-2 duket se është e mjaftueshme për të siguruar një formë mbrojtjeje. Në thelb, ftohja e shkaktuar nga ato koronavirusë të tjerë mund të shihet si një formë e vaksinimit kundër COVID-19″, thekson prof. Lauch,

Ivan Dzikic, profesor i biokimisë dhe drejtor i Institutit të biokimisë në Frankfurt, thotë se njohuritë e reja do të ndikojnë në vlerësimin e përqindjes së popullsisë që duhet të vaksinohen.

“Ekzistojnë shumë studime të fundit që tregojnë se njerëzit në vende të ndryshme (SHBA, Evropë, Azi) kanë qeliza T (CD4 +qeliza memorie) që janë reaktive ndaj SARS-CoV-2 edhe pse nuk kanë qenë kurrë në kontakt me virusin SARS-CoV-2. Është treguar se ka antigjene të zakonshëm në sipërfaqen e viruseve të tjerë me të cilët këta individë janë infektuar në të kaluarën, të cilat janë të zakonshme për virusin SARS-CoV-2. Kjo nuk është një befasi e madhe për imunologët që reaktivitet i ngjashëm ndër-imunitar i qelizave T tashmë është provuar për viruse të ndryshme të tjera, të tilla si gripi sezonal në krahasim me gripin e derrit”, shpjegon Dzikic.

Ai beson se të gjitha këto rezultate të publikuara janë kontribut i rëndësishëm për të kuptuar më mirë dallimet individuale midis individëve në përgjigje të infeksionit të virusit SARS-CoV-2.

“Ne akoma nuk e kuptojmë saktësisht pse një person mund të ketë simptoma të lehta ose aspak, ndërsa një person tjetër i cili u ekspozua në të njëjtën kohë sëmuret shpejt me simptoma shumë më të rënda,” shtoi Dzikic.