A keni dëgjuar për qumështin e artë? Përgatiteni vetë në shtëpi!

Qumështi i artë e stimulon tretjen, forcon imunitetin, vepron në mënyrë të favorshme në organet riprodhuese femërore, lehtëson kollën dhe mbron nga gripi

Mjekësia moderne konfirmon se qumështi është burim i dobishëm proteinash dhe kalciumi për zhvillimin e duhur të fëmijëve dhe se kjo pije ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek të rriturit.

Qumështi i artë i përket pijeve tradicionale shëruese. Ai përmban përbërës të shëndetshëm të cilët janë shumë të dobishëm për organizmin e njeriut. Kjo pije është e mirë edhe për trajtimin dhe ruajtjen e shëndetit të mirë të eshtrave, kurrizit dhe nyjeve. Gjithashtu mund të jetë i dobishëm edhe në trajtimin e artritit.

Rekomandohet konsumimi i një filxhani qumështi i artë në ditë.

Si përgatitet qumështi i artë?

Për të përgatitur qumështin e artë, duhet të vloni një të katërtën e një filxhani ujë dhe një të tetën e një luge çaji me shafran Indie. Pastaj shtoni një filxhan qumësht (më së miri qumësht dhie) dhe dy lugë vaj bajamesh. Lëreni të vloj, pastaj hiqni atë nga zjarri. Kur të ftohet pak, shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe pijeni ngadalë sa është i vakët.

Qumështi i artë e stimulon tretjen, forcon imunitetin, vepron në mënyrë të favorshme në organet riprodhuese femërore, lehtëson kollën dhe mbron nga gripi. Pini një filxhan qumësht të artë edhe nëse jeni të lodhur, nervoz, vuani nga pagjumësia ose depresioni.