Rrushi përmban antioksidantë të fuqishëm, konsumimi i rregullt i së cilit mund të ngadalësojë përparimin e shumë sëmundjeve malinje. Personat që janë të prirur ndaj rinitit alergjik, mund të parandalojnë paraqitjen e simptomave, ndërsa për shkak të përmbajtjes së flavonoideve, rrushi ndihmon edhe në rregullimin e kolesterolit HDL dhe LDL në gjak.
Tek njerëzit mbizotëron opinioni se rrushi na bën që të shtojm në peshë, megjithatë, hulumtimi tregon se dhjetë kokrra rrush përmbajnë rreth 34 kalori. Është i pasur me vitaminë C, kalium, bakër dhe mangan.
“Është vërtetuar se me konsumin e rregullt të rrushit të bardhë dhe të zi, mund ta përmirësojmë në masë të madhe të mbajturit mend, kujtesën dhe përqendrimin”, thekson Dr. John Henwee i Klinikës së kërkimit në fushën e të ushqyerit dhe shëndetit në Minesotës.
Studimet tregojnë se polifenolet që gjenden në farat e rrushit, mund të zvogëlojnë zhvillimin e pllakës në tru, të cilat në mjekësi shoqërohen me sëmundjen Alzheimerit. Në të vërtetë, përbërësit e rrushit mund të neutralizojnë radikalet e lira dhe presionin në tru.
Rrushi i zi rekomandohet për personat që vuajnë nga cerma ose artrit reumatoid, pasi që mund të zvogëlojnë dhimbjet të shfaqen si simptoma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje. Rrushi i zi përmban bioflavonoid i njohur si quercetin. Rrushi është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa falë kësaj dhe vitaminës C që përmban, i lehtëson dhimbjet e nyjeve dhe të muskujve, por gjithashtu është i mirë ndaj alergjive.
Shkencëtarët e Universitetit të Illinois pretendojnë se resveratroli i rrushit e ngadalëson ose e parandalon rritjen e tumoreve beninje dhe malinje. Studimet kanë treguar se resveratroli pengon ose zvogëlon rritjen e tumorit në të gjitha fazat e sëmundjes.
Plakja e parakohshme e lëkurës shkaktohet si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit. Megjithatë, shkencëtarët pretendojnë se flavonoidët e gjetura te rrushi mund të “riparojnë” qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe prandaj edhe rekomandojnë që të konsumoni sa më shumë rrush.