Fibromialgjia karakterizohet nga dhimbjet afatgjate të muskujve dhe nyjeve, si dhe ndjeshmërisë dhe lodhjes së theksuar. Fillimisht, kjo sëmundje është konsideruar si një çrregullim mendor, por 15 vjet më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë e njohu fibromialgjinë si sëmundje fizike. Shkatarët nuk janë të njohur, ndërsa diagnostifikimi është shumë i vështirë. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, ndoshta vuani nga fibromialgia.
Ndjeshmëri e theksuar
Sensorët e dhimbjes së lëkurës janë të ndjeshme tek njerëzit me fibromialgji. Nëse rrobat ju duken më të rënda se zakonisht, trupi ju dhemb në çdo prekje, ose kur goditeni ndjeni dhimbje të padurueshme për orë të tëra, është koha për panik.
Dhimbje pa ndonjë shkak
Shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje thonë se ndiejnë dhimbje pa ndonjë arsye, e cila fillon në një pjesë të trupit dhe përhapet kudo.
Kokëdhimbje
Migrenë e padurueshme e cila shkakton të vjella dhe të përziera, mund të jetë simptomë e fibromialgjisë.
Ndryshimet e temperaturës
Ndryshimet e temperaturës, personat me fibromialgji i ndjejnë më me shumë intenzitet se sa të tjerët. Nëse gjithmonë keni të ftohtë, kjo mund të jetë një nga shenjat e kësaj sëmundje.
Vështirësi në përqendrim
Pamundësia për t’u përqendruar ose ndejnja se mendimet i keni të turbullta, është një nga simptomat e fibromialgjisë e njohur si “fibro-mjegulla”.