Doza e vogël ditore e acidit acetilsalicilik, mund t’ju ndihmojë grave shtatzëna me tension të lartë të gjakut që të shmangin para-eklampsinë, gjendje kjo e cila mund të rrezikojë shëndetin e nënës dhe fëmijës,tregoi një studimi i ri.
Tensioni i lartë i gjakut është një nga faktorët e rrezikshëm për preeklampsi, i cili mund të shkaktojë goditje në tru dhe sulm epileptik, heqja e placentës parakohe, dëmtimi i veshkave dhe mëlçisë tek nëna, lindje e parakohshme dhe pesha e vogël e lindjes.
Studimi zbuloi se, marrja e acidit acetilsalicilik në doza të vogla e zvogëlon rrezikun ndaj preeklampsisë për 39% tek gratë me hipertension të shkallës së parë.
Megjithatë, acidi acetilsalicilik nuk i zvogëloi ndjeshëm gjasat për preeklampsi tek gratë të cilat nuk kishin tension të lartë të gjakut, por të cilat edhe më tej ishin të ekspozuar ndaj rrezik të lartë të tij. Këto përfshijnë gratë me diabet të cilat janë të varura nga insulina dhe gratë me preeklampsi, shkruan “Hypertension”.