Agorafobia – frika nga mjedisi i hapur

Simptoma të frikës në Maqedoni kanë pothuajse gjysma e qytetarëve, ndërsa nga shqetësimi kronik vuajnë 30-40% e qytetarëve.

Agorafobia është çrregullim e cila nënkupton frikën nga mjedisi i hapur. Ky term i referohet një sërë frikash lidhur me vendet publike, mjediset e hapura dhe një numër të madh njerëzish dhe shpesh fillon me sulme paniku. Simptomat zakonisht janë tensioni, marramendja, frika nga humbja e mendjes dhe depresioni.

Ky çrregullim përfshin 60% të të gjitha fobive që janë zbuluar nga ekzaminimet klinike dhe nga ajo vuajnë 0.8% e popullsisë në botë. Njerëzit që kanë simptoma të tilla rrallë e pranojnë atë në mjedis dhe shmangin çdo bisedë që ka të bëj me atë temë.

Simptoma të frikës në Maqedoni kanë pothuajse gjysma e qytetarëve, ndërsa nga shqetësimi kronik vuajnë 30 deri 40 përqind e qytetarëve. Gjendja e shqetësimit kronik është shkalla e parë e zhvillimit të frikave të mëdha.

Ekzistojnë mjaftë teori për atë se cilat janë shkaqet, por kryesorja mbështetet në shëndetin mendor. Shkencëtarët besojnë se, mbi të gjitha, bëhet fjalë për ndjenjën e më pak përgjegjësisë dhe kërkesën e vazhdueshme të respektit.

Simptomat

  • Frika e largimit nga shtëpia;
  • Mbështetja e të tjerëve;
  • Frika nga vetmia;
  • Frika nga humbja e kontrollit në vende publike;
  • Distancimi nga njerëzit e tjerë;
  • Ndjenja e papërkrahjes;
  • Ndjenja se trupi nuk është i vërtetë;
  • Ndjenja se mjedisi rreth jush nuk është i vërtetë;
  • Tension dhe zemërim.