Ajri i ndotur rrit rrezikun e kancerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit

Vlerësohet se 23% e vdekjeve që kanë të bëjnë me kancerin e mushkërive në botë, shkaktohen nga ajri i ndotur.

Tek njerëzit që asnjëherë nuk kanë pirë duhan, gratë janë shumë më të prirura se meshkujt që të zhvillojnë kancer të mushkërive pas ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, tregon studimi i fundit i prezantuar në Kongresin e 19-të Botëror të kancerit të mushkërive.

Prevalenca globale e pirjes së duhanit në përgjithësi është në rënie, por  tashmë ndotja e ajrit është bërë një faktor i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e kancerit të mushkërive, theksojnë ekspertët.

Vlerësohet se 23% e vdekjeve që kanë të bëjnë me kancerin e mushkërive në botë, shkaktohen nga ajri i ndotur.

Gjithashtu, ajri i ndotur konsiderohet si rrezik faktor i pavarur i kancerit të mushkërive, tek gratë që kurrë nuk kanë pirë duhan.

Njëkohësisht, ky hulumtim gjithashtu tregoi se frekuenca e adenokarcinomit të mushkërive ishte më e madhe tek personat që kurrë nuk kishin pirë duhan, krahasuar me ata që ndonjëherë kishin pirë duhan. Studimi trego se, kanceri i mushkërive u diagnostikua më shpesh në fazat më të ulëta të grave sesa tek meshkujt.