Ajri i ndotur gjatë shtatzanisë rrit rrezikun e hipertensionit tek fëmijët

Fëmijët të cilët gjatë shtatzanisë ishin të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ajrit të ndotur me grimca të vogla, kishin 61 për qind më shumë gjasa që të sëmuren nga hipertensioni.

Dihet se thithja e ajrit të ndotur nuk është mirë për shëndetin, ndërsa në këtë kontekst bazohet edhe studimi i ri, i cili shpjegon se gratë shtatzëna të cilat thithin ajër të ndotur gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre i ekspozojnë ndaj rrezikut të zhvillimit të hipertensionit.

Rezultatet e këtij studimi janë një tjetër dëshmi se, ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe në shëndetin e fëmijës suaj.

Fëmijët të cilët gjatë shtatzanisë ishin të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ajrit të ndotur me grimca të vogla, kishin 61 për qind më shumë gjasa që të sëmuren nga hipertensioni.

Ndotja e ajrit mund të ketë pasoja mbi shëndetin e fëmijës

Sipas mendimit të specialistëve, gratë shtatzëna duhet të shmangin zonat me ajër të ndotur, me qëllim që të ruajnë shëndetin e fëmijëve të tyre.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në tensionin e gjakut të fëmijës janë edhe pesha trupore gjatë lindjes dhe pirja e duhanit, shkruan “Hypertension”.