Humbja e nuhatjes ka qenë shenjë e infeksionit me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, por nuk dihej se sa shpesh shfaqen simptoma të tilla dhe as sa mund të zgjasin.
Në një përpjekje për të zbuluar, studiuesit analizuan 18 studime të mëparshme që përfshinin 3700 pacientë.
Në studimin e fundit, të publikuar nga VMJ, u konstatua se gjashtë muaj pas infeksionit me koronavius, shqisa e nuhatjes nuk ishte rikuperuar në katër për qind të pacientëve. Ndërkohë, dy për qind e pacientëve nuk e kanë rikuperuar as shqisën e shijes.
Nuk dihej nëse ishte shërim i plotë apo i pjesshëm.
Studiuesit vlerësojnë se humbja e shqisës së nuhatjes mund të zgjasë në 5.6 për qind të pacientëve, ndërsa shqisa e shijes mund të mos shërohet plotësisht në 4.4 për qind të pacientëve.
Tek një grua, raportojnë studiuesit, shqisa e nuhatjes nuk u rikuperua më shumë se dy vjet pas infeksionit me koronavirus.
Studiuesit thanë se, megjithëse ndjenja e nuhatjes dhe shijes së shumicës së pacientëve duhet të ishte rikuperuar brenda tre muajve nga kontraktimi i Covid, “një grup i madh pacientësh mund të zhvillojnë mosfunksionim afatgjatë”.
“Kjo (mund të kërkojë) identifikim në kohë, trajtim të personalizuar dhe ndjekje afatgjate”, thekson studimi.
Dr. Danny Altman, imunolog në King’s College në Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, tha se ishte një “studim i fuqishëm dhe i rëndësishëm”.
“Studime si ky na paralajmërojnë për barrën e fshehur të njerëzve që vuajnë nga simptoma të vazhdueshme, por ndoshta duke mos menduar se duhet të kontaktojnë mjekun e përgjithshëm, duke supozuar se nuk mund të bëhet shumë”, thotë ai.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se gratë kanë më pak gjasa t’i rikuperojnë këto shqisa, sesa burrat.
Arsyeja e pabarazisë është e panjohur, por studiuesit sugjerojnë se gratë në përgjithësi kanë shqisa më të mira të nuhatjes dhe shijes, që do të thotë se humbja e tyre e mundshme është më e madhe.
Të dhënat nuk përfshijnë se me cilat variante të COVID ishin të sëmurë pacientët. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se varietetet më të reja të omicron kanë më pak gjasa të shkaktojnë humbje të nuhatjes.