Alendronati zvogëlon ndjeshëm rrezikun ndaj problemeve kardiovaskulare tek pacientët të cilët janë trajtuar me bisfosfonate pas frakturave të ijeve, tregoi një studim i ri.
Në bisfosfonate, barnat për mjekimin e osteoporozës, numërohen edhe etidronati, pamidronati, alendronati, risedronati, tiludronati, ibandronati dhe zoledronati.
Rezultatet kanë treguar se alendronati e zvogëlon vdekshmërinë tek sëmundjet kardiovaskulare për 67%, ndërsa rrezikun për sulm në zemër për 45%.
Bisfosfonatet që përmbajnë azot rekomandohen për parandalimin sekondar të frakturave të eshtrave, tek pacientët të cilët janë në rrezik më të madh ndaj frakturave të eshtrave.
Megjithatë, bisfosfonatet nuk përdoren mjaftueshëm në gjithë botën, për shkak të efekteve anësore të mundshme tek pacientët, shkruan “Journal of Bone and Mineral Research”.