Sëmundjet alergjike, së bashku me sëmundjet akute infektive të sistemit të frymëmarrjes, janë sëmundjet më të shpeshta në fëmijëri, thotë doktoresha Llukrica Zimiq, pediatër-alergologe/pulmonologe. Hulumtimet në mbarë botën tregojnë se alergjitë janë sëmundje të qytetërimit modern, ato bëhen më të zakonshme sa më keq të jenë faktorët socio-ekonomikë dhe mjedisorë, dhe përgjegjëse për shfaqjen e saj është edhe trashëgimia. Numri i pacientëve të rinj po rritet vazhdimisht, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë. Studimet tregojnë se numri i rasteve të reja dyfishohet çdo dhjetë vjet.
Çdo vit gjatë periudhës së lulëzimit të bimëve të caktuara, miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga riniti alergjik. Sensibilizimi i polenit varet nga vetitë alergjike të grimcave të polenit, si dhe nga kushtet klimatike dhe karakteristikat mjedisore.
SIMPTOMAT JANË:
- Teshtitje
- Sekrecion dhe rrjedhje hundësh
- Hundë të zëna
- Kruarje e hundëve dhe syve
- Kokëdhembje
- Nervozizëm
- Koncetrim i dobët
- Frymëmarrje e rënduar
- Gulçim
- Kollë e thatë, irrituese
Përktheu dhe përshtati: S.N