Alergjitë janë më të zakonshme tek fëmijët me autizëm

Fëmijët me autizëm kanë rrezik dy herë më të lartë ndaj alergjive ushqimore, rrezik prej 50% më të lartë të reaksioneve alergjike të lëkurës dhe një rrezik prej 28% më të lartë të alergjive respiratore.

Fëmijët me autizëm për dallim nga fëmijët e shëndoshë kanë më shumë gjasa të preken nga alergjitë respiratore dhe reaksionet alergjike të lëkurës, si dhe alergji nga ushqimi, tregoi studimi amerikan në të cilin morën pjesë pothuajse 200 000 fëmijë të moshës 3 deri 17 vjeçare.

Fëmijët me autizëm kanë rrezik dy herë më të lartë ndaj alergjive ushqimore, rrezik prej 50% më të lartë të reaksioneve alergjike të lëkurës dhe një rrezik prej 28% më të lartë të alergjive respiratore.

Për momentin nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë shkak i përbashkët për këto gjendje. Konsiderohet se hulumtimet shtesë do të përcaktojnë nëse ekziston një marrëdhënie shkakëtare midis autizmit dhe alergjisë.

Si prindërit, ashtu edhe mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për prevalencën në rritje të alergjive tek fëmijët me autizëm

Gjithashtu, ekspertët theksojnë se prindërit dhe mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për prevalencën në rritje të alergjive tek fëmijët me çrregullime të spektrit autik, sidomos tek fëmijët e vegjël të cilët nuk mund që t’i përshkruajnë mirë problemet e tyre shëndetësore.

Çrregullimet e spektrit të autizmit (ASDs) janë çrregullime neuro-zhvillimore, të cilat në dekadat e fundit janë vazhdimisht në rritje. Në Shtetet e Bashkuara, 1 nga 59 fëmijë ka çrregullimin e lartpërmendur. Të prekurit nga çrregullimet e spektrit autik zakonisht kanë probleme me ndërveprimet shoqërore, gjuhën dhe komunikimin, si dhe janë të prirur ndaj sjelljeve të përsëritura, citon “JAMA Network Open”.