Alveoliti është një çrregullim në procesin e shërimit të një dhëmbi të nxjerrë, i njohur në literaturë si “dry socket”. Frekuenca e këtij ndërlikimi varron nga 1.2 deri në 2 për qind. Më së shpeshti shfaqet pas nxjerrjes së dhëmbëve gangrenozë dhe pulpitikë. Më e zakonshme në nofullën e poshtme krahasuar me atë të sipërme, më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat dhe më e zakonshme në pranverë se sa në stinët e tjera.
Dy simptomat kryesore të alveolitit janë mungesa e një koagulimi të shëndetshëm, vital dhe dhimbje të forta. Alveola është e mbushur me koagulim të shpërbërë dhe të lirshëm, i cili ka një ngjyrë gri, një erë të pakëndshme dhe griset lehtësisht me piskatore (alveolitis exudativa), megjithëse alveola mund të jetë plotësisht e zbrazët (alveolitis sicca).
Ndodh menjëherë pas përfundimit të anestezisë ose në ditën e tretë dhe të katërt, megjithëse mund të shfaqet edhe më vonë. Është e dëshirueshme që dhëmbi të nxirret me sa më pak trauma dhe të kryhet debridementi (pastrimi) adekuat i plagës. Rekomandohet gjithashtu shpëlarja e gojës para operacionit me një dezinfektues të butë.
Pas nxjerrjes së një dhëmbi, dentisti duhet të presë që alveolat të mbushen me gjak dhe jo me pështymë. Nëse alveola është e thatë, është e nevojshme të nxitet gjakderdhja. Qëllimi i terapisë së alveolitit është formimi i një koagulimi vital, elastik dhe kompakt që duhet të mbushë plotësisht plagën dhe të zvogëlojë dhimbjen e pakëndshme të pacientit.
Kjo arrihet me heqjen e pjesëve të koagulimit të shpërbërë nga alveola, me anestezi lokale sepse ndërhyrja është shumë e dhimbshme. Më pas plaga lahet me tretësirë të vakët fiziologjike, nga e gjithë sipërfaqja kockore e alveolës shkaktohet gjakderdhje dhe në alveolë aplikohet ndonjë ilaç për të reduktuar ose për të shtypur dhimbjen.
Zakonisht është ndonjë medikament që resorbohet ose, në mënyrë klasike, një shirit Jodi i lagur me tretësirën e Chlumsky (i cili ka një efekt analgjetik). Pavarësisht nga medikamenti i aplikuar, zona e alveolave duhet të rrezatohet me rreze infra të kuqe, dy herë në ditë për 20 minuta, gjë që arrin furnizim më të mirë të alveolave me gjak.