Disa vende kanë raportuar raste vdekjesh pas vaksinimit, por ekspertët shëndetësorë nuk kanë gjetur prova se kjo është si pasojë e injektimit të vaksinës.
ÇFARË DIMË PËR RASTET E VDEKJEVE?
- Autoritetet norvegjeze ishin të parët që raportuan rezultatin fatal pas vaksinimit, duke raportuar në mes të janarit që 33 persona mbi moshën 75 vjeç kishin vdekur pasi ishin vaksinuar me vaksinën Pfizer. Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë përcaktuar që këto raste janë brenda shkallës së pritshme të vdekshmërisë dhe shkakut të vdekjes në popullatën e moshuar. Përfundim: tek të moshuarit rreziku i vaksinës është akoma më i ulët se rreziku i sëmundjes COVID-19.
- Agjencioni rregullator britanik i barnave raportoi se 227 raste vdekjesh u regjistruan menjëherë pas vaksinimit me vaksinën Pfizer më 28 Shkurt, 275 pas imunizimit me vaksinën AstraZeneka dhe katër pasi morën një vaksinë jo të specifikuar. Kryesisht ishin të moshuarit ose ata me sëmundje shoqëruese, por nuk kishte asnjë sugjerim që vaksina të luante ndonjë rol në vdekje.
- Në Gjermani, Instituti Paul Ehrlich pas hetimit, sqaruan se vdekjet e shtatë të rriturve pak pasi u vaksinuan me vaksinën Pfizer ishin ndoshta të lidhura me sëmundjet e tyre ekzistuese.
- Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se 1,637 njerëz janë vaksinuar deri më 8 Mars, ose 0,002 përqind e të gjitha vaksinave dhe nuk ka asnjë provë që lidh vdekjen me vaksinën. Vaksina Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson përdoret në Shtetet e Bashkuara.
- Autoritetet në Hong Kong, ku kryesisht përdoret vaksina kineze Sinovac, raportuan tre vdekje në fillim të marsit midis më shumë se 130,000 personave të vaksinuar. Asnjë rast nuk u shoqërua me vaksinën.
ÇFARË NDODH ME REAKSIONET SERIOZE ALERGJIKE?
Trupi lufton sulmuesit e jashtëm me një larmi mekanizmash, përfshirë prodhimin e antitrupave. Si në çdo luftë, ndonjëherë vetë përpjekja për të ndaluar infeksionin mund të jetë në vetvete e dëmshme. Në raste të rralla, inflamacioni ose ënjtja e indeve mund të ndodhë si pjesë e një reaksioni alergjik të quajtur anafilaksë. Deri në pesë për qind e popullsisë amerikane kanë pasur reagime të tilla ndaj substancave të ndryshme. Rezultati mund të jetë fatal nëse, për shembull, rrugët e frymëmarrjes fryhen, por vdekjet janë të rralla. Reaksionet alergjike mund të shkaktohen nga ushqimi ose pickimi i insekteve, megjithëse alergjitë e ilaçeve janë shkaku më i zakonshëm i shokut anafilaktik dhe vdekjes në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.
Që nga janari, asnjë vdekje e lidhur me anafilaksën në Shtetet e Bashkuara nuk është shoqëruar me vaksinën Moderna ose Pfizer.
SA SHPESH VAKSINA KUNDËR COVID-19 REZULTON ME RASTE TË TILLA?
Në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të CDC, kjo ndodh vetëm në dy deri në pesë persona në një milion të vaksinuar. Rreziku i sëmundjes COVID-19 është më i madh se rreziku i vaksinës. Anafilaksa është rrezik i njohur i vaksinimit, ndërsa në rastin e vaksinës së gripit, reagime të tilla ndodhin në 1.3 raste për milion të vaksinuara. Me vaksinat e tjera, ajo varion nga 12 në 25 raste për milion të vaksinuara, megjithëse janë hulumtuar miliona ekzemplarë.
SA ZGJAT RREZIKU NGA REAKSIONI ALERGJIK?
Zakonisht jo për shumë kohë. Një reaksion alergjik ndodh pothuajse gjithmonë brenda gjysmë ore pas vaksinimit, sipas Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
A DIHET SE ÇFARË I SHKAKTON REAKSIONET?
Kjo nuk është plotësisht e qartë. Dy kandidatë kryesorë janë glukoli i polietilenit – kimikat që gjendet në shumë ushqime dhe kozmetikë dhe nanogrimcat lipidike që përmbajnë ARN informuese, përbërës gjenetik në vaksinat Moderna dhe Pfizer, tha Eric Topol, drejtor i Institutit Scripps Research Translational. Glukoli i polietilenit ka qenë më parë i lidhur me reaksione alergjike. Sapo të përcaktohet shkaku i saktë, vaksinat mund të bëhen më të sigurta se tani”, tha Topol.
ÇFARË DIHET PËR MPIKSJET E GJAKUT?
Në fillim të Marsit, disa vende Evropiane ndaluan vaksinimin me të gjitha vaksinat e disponueshme AstraZeneka ose vetëm me ato doza në të cilat u regjistrua një vdekje në Austri dhe një në Danimarkë. Agjencia Evropiane e Barnave thotë se është ende duke hetuar, por nuk ka indikacione që rastet kanë të bëjnë me vaksinimin. Ata gjithashtu raportuan 30 raste të mpiksjes së gjakut në gati pesë milion njerëz të vaksinuar me vaksinën AstraZeneka në Bashkimin Evropian deri në 10 Mars. Kjo incidencë nuk është rritur në raport me popullatën e përgjithshme.
CILAT JANË RASTET E PARALIZËS SË BELLIT?
Sipas hulumtimeve, vaksina Moderna dhe Pfizer, shtatë në 40,000 njerëz të vaksinuar kanë paralizë Bell, e cila zakonisht prek njërën anë të fytyrës. Megjithëse zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se kjo nuk devijon nga pritjet në popullatën e përgjithshme, një analizë e botuar në numrin e 24 shkurtit të Lancet tregon se incidenca është 3.5 deri në shtatë herë më e lartë se sa pritej. Autorët vërejnë se, megjithatë, vaksina ofron “përfitime të konsiderueshme të shëndetit publik” dhe theksojnë se paraliza e Bell zakonisht largohet vetë. Kjo gjendje mund të trajtohet me steroide. Rregullatorët britanikë thonë se numri i rasteve të paralizës së Bell deri më 28 shkurt midis atyre të vaksinuar nuk tregon një rrezik të rritur.